Publikoi VIDEO-n nga Strasburgu/ Aktivistja: Djali im i mitur u lëndua, Balla u ngrit dhe kapi me forcë…

10:12, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërkohë që Shqipëria përballet me protesta masive prej afro 40 ditësh ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, një grup deputetësh të mazhorancës janë kapur duke shijuar luksin në një hotel me pesë yje në Strasburg. Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi janë filmuar nga qytetarët shqiptarë ndërsa relaksoheshin duke luajtur me letra dhe duke tymosur puro.

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka shkaktuar zemërim të madh për shkak të kontrastit të thellë mes situatës së tensionuar në atdhe dhe qetësisë luksoze të zyrtarëve. Në momentin që qytetarët i janë afruar tavolinës për t'i pyetur se çfarë po bëjnë për Shqipërinë me taksat e qytetarëve, Taulant Balla është përpjekur të fshehë puron e tij. Përballë ironisë së protestuesve, ai i ka akuzuar ata se janë të paguar, një reagim ky që ndezi akoma më shumë gjakrat.

Por ajo që filloi si një ballafaqim verbal, duket se ka degraduar në dhunë fizike.  Aktivistja Marjeta Makaj, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se Balla ka ushtruar forcë ndaj djalit të saj 13-vjeçar gjatë një përballjeje me protestuesit shqiptarë.

Sipas Makajt, gjithçka nisi pasi ajo dhe disa bashkëorganizatorë të protestave vendosën t’i afroheshin Ballës për t’i kërkuar llogari mbi situatën në Shqipëri. Ajo tha se deputetët e mazhorancës, mes tyre Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi, ndodheshin në një hotel luksoz në Strasburg, ndërsa në Shqipëri vijojnë protestat qytetare.

Aktivistja rrëfeu se në takimin e parë Balla refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve dhe, sipas saj, më pas i etiketoi protestuesit si “të paguar”. Makaj u shpreh gjithashtu se ministri publikoi në rrjetet sociale një foto të tyre, çka sipas saj u pasua me fushatë sulmesh dhe bullizimi ndaj protestuesve.

Sipas dëshmisë së saj, përplasja më e rëndë ndodhi disa orë më vonë pranë hotelit ku po qëndronte delegacioni shqiptar. Makaj tha se ishte duke shëtitur me djalin e saj 13-vjeçar, i cili po filmonte me telefon, kur Taulant Balla u ngrit nga tavolina dhe iu afrua të miturit.

“U ngrit direkt, ngriti dorën dhe e kapi me forcë nga trupi dhe nga krahët”, deklaroi ajo, duke shtuar se djali kishte një dëmtim të mëparshëm në kyçin e dorës nga futbolli dhe se ndërhyrja e Ballës ia ka përkeqësuar gjendjen, duke e detyruar t’i nënshtrohet vizitave të tjera mjekësore.

Makaj tha se pamjet e incidentit janë dorëzuar pranë autoriteteve dhe se do të kërkojë ndjekjen e çështjes deri në fund. Ajo e cilësoi sjelljen e ministrit “të papranueshme për një zyrtar të një vendi që aspiron integrimin europian”, duke theksuar se një veprim i tillë në zemër të Europës nuk mund të justifikohet.

Aktivistja hodhi poshtë edhe akuzat se kishte nxitur urrejtje, duke deklaruar se ajo dhe protestuesit vetëm ushtruan të drejtën për t’i kërkuar llogari një zyrtari publik në mënyrë paqësore, pa kërcënime dhe pa penguar lëvizjen e tij.

Makaj:

Atëherë, jo sinqerisht as nuk kisha ndërmend asnjë gjë të tillë, kisha një ditë shumë të ngarkuar edhe as nuk e dija se Balla kishte marrë pjesë në një takim në institucionet europiane. Dhe domethënë, një mik duke kaluar rastësisht tek hoteli 'Maison Rouge' quhet, hoteli ku ata po qëndronin. Po, është pak a shumë aty pranë Katedrales... E kishte parë domethënë, edhe më dërgoi mua një video. Po ishte vonë, domethënë të vërtetën ishte rreth orës 10 të darkës. Edhe lindja, ajo ideja sigurisht se ne më përpara kemi, kemi organizuar dy protesta në Strasburg për situatën në Shqipëri, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e të gjitha, domethënë jo vetëm kaq, normalisht se me këto protesta po kërkohet shumë më shumë se kaq. Por ideja, domethënë, që t'i takonim personalisht edhe t'ja bënim dy tre pyetje, normalisht se lind spontanisht. U mblodhëm me dy-tre veta që kemi qenë bashkëorganizatorë të protestave edhe shkuam tek hoteli. Por nuk ishte. E pastaj duke bërë një xhiro nëpër qytet, krejt rastësisht domethënë, i pamë që në tarracën e një lokali ndodheshin. Ndodhej Balla me gjithë domethënë me të gjithë ata pjesëtarët e tjerë që nuk është se i njoh të gjithë me emër. Edhe u afruam, me një mik u afruam. Domethënë isha unë ajo që, ai miku domethënë ishte vetëm shoqëruesi im. Nuk është se ishte aty... domethënë ishte thjesht rastësisht për të më shoqëruar mua. Isha unë ajo që kisha dy-tre pyetje. 

U afruam, i përshëndetëm. Ishte një zonjë aty që bënte zhurmuesin, edhe sinqerisht më vjen shumë keq, sepse unë nuk erdha për atë zonjën, as nuk erdha ta filmoj, as nuk erdha t'i prish imazhin e asaj zonjës. Erdha të flas me Ballën. Balla, pasi e kuptoi arsyen se pse ishim ne aty...
Jo, s'ishte ideja t'i filmonim sinqerisht. Ideja e filmimit ishte vetëm për të mbrojtur veten. Ne nuk kishim, nuk i filmuam sinqerisht për t'i nxjerrë nëpër rrjetet sociale. Dhe ne, nuk jemi ne që e kemi bërë hapin e parë. Është Balla, domethënë në profilin e tij të Facebook-ut, që ka vendosur një foto tonën, që unë, domethënë, automatikisht bëra një gjest të tillë me ato dy gishtat, edhe që u kënaqën domethënë, na akuzuan, na, na bullizuan, me ato shprehjet e tyre të zakonshme.

Edhe domethënë ne u larguam, nuk është se insistuam më shumë, duke parë që Balla nuk po na përgjigjej. Por pastaj, ky ishte një takim tjetër. Pastaj më vonë, kur ata u kthyen tek hoteli, po rrinin përsëri në tarracën e hotelit. Tashmë ishte Balla me më pak, shumë më pak persona, edhe kisha një nga ato pankartat që më mbetën... pankartat... një printim i vogël, po them një dokument, një imazh, edhe i shkruar në frëngjisht: 'L'Albanie n'est pas à vendre' - që do të thotë Shqipëria nuk është për t'u shitur. E po ja përktheja, sinqerisht, me shumë respekt. Desha edhe një herë që të hyj në muhabet me të dhe ta pyes vërtet se çfarë, çfarë mendimi ka, ose ajo që me të vërtetë më ka prekur gjithmonë, ka qenë ajo pjesa se si trajtojnë njerëzit, popullin shqiptar me aq urrejtje nëpër rrjetet sociale. Për këtë kam dashur sidomos ta pyes. Si ka mundësi, domethënë... disa zyrtarë të zgjedhur me votën e popullit siç ata pretendojnë, ta trajtojnë popullin në një mënyrë aq barbare, është e papranueshme.

Si u ndjeva unë? Unë u ndjeva sinqerisht shumë keq. Unë kam 12 vite e larguar nga Shqipëria, kam parë shtet të së drejtës, kam parë gjithçka që funksionon edhe kjo është ajo që më revolton, duke krahasuar gjithçka që ndodhet nëpër të gjitha këto vendet e Europës dhe gjithçka që i mungon Shqipërisë, sigurisht që e dua... ta shoh edhe këtë zhvillim, ta dua, dua ta shoh edhe këtë mirëqenie domethënë edhe në vendin tim. Kjo është ideja. Ndihem sinqerisht sikur e kanë thënë të gjithë protestuesit. Ndihem e papërfaqësuar, ndihem sikur këta qeveritarë nuk po bëjnë as minimumin për vendin tonë. E mesazhi që përcjellin, mesazhi që përcjellin është normalisht një darkë pas takimeve... nuk ka si me thënë, në thelb nuk ka asnjë problem që do lozin letra, do tymosin puro, nuk ka asnjë problem.

Pavarësisht se problemi është, sepse, pse në një hotel me pesë yje, e jo në një hotel me më pak yje, e kam fjalën, pse më të shtrenjtin. Por gjithsesi, ajo që, ajo që është e papranueshme është pastaj ngritja e Ballës. Ju keni parë vetëm një pjesë të videos në fakt.Në momentin që afrohemi, në fakt aty isha e pashoqëruar nga asnjë person tjetër, thjesht po bëja një xhiro në një shëtitore aty me djalin tim 13-vjeçar. Dhe në fakt sinqerisht, kjo ideja e filmimit ishte, edhe pse postimi i atij, nga ana e tij, kishte ardhur tashmë. Ishte bërë para një ore pak a shumë postimi i tij me të gjitha ato që i kanë parë të gjithë shqiptarët. Ideja ishte ta filmoja thjesht për të mbrojtur veten. Në momentin pra, që unë afrohem dhe filloj të flas pak me të, është djali nga mbrapa që filmon. Në momentin që ai shikon djalin tim domethënë, 13-vjeçar që po filmon, ai ngrihet direkt. Ngrihet direkt edhe ngre dorën, edhe i afrohet me forcë, e kap kështu nga trupi, i kap krahët.

Djali im në fakt... është e kollajtë që të tregohet, ka një fasho tek kyçi i dorës së majtë sepse ai luan futboll dhe është lënduar, ka një plasaritje të kockës, dhe domethënë aty ai e ka kapur shumë fort, edhe jam domethënë po bëjmë disa vizita mjekësore, edhe e ka lënduar akoma më shumë domethënë se ai nuk po arrin ta lëvizë dorën.Po, vetë Taulant Balla. Dhe kjo pjesë tani figuron te video që është shkëputur dhe ju është dorëzuar drejtësisë. Tani, pas të gjitha domethënë veprimeve të shumë të turpshme, domethënë nga një, nga një drejtues i vendit tonë që i lejon vetes... Mund të kemi parë shumë raste që në Shqipëri policia të gjithë domethënë i ulin me forcë aktivistët, protestuesit, të gjithë ata që kërkojnë drejtësi, por në fakt... diçka e tillë në zemër të Europës është e papranueshme.

Dhe nuk do ta lejojmë. Prandaj do të kërkojmë drejtësi, që t'i japim domethënë, t'i japim një shuplakë të fortë kësaj qeverie, që mendon se me paligjshmëri do futet në Europë. Po, kam pasur dy lloj reagimesh me thënë të vërtetën. Një reagim që nuk e prisja nga avokatë të mbrojtjes... domethënë të Ballës, që paskan qenë edhe këtu në fakt, në Strasburg edhe... shumë ide e mirë që patëm rastin të njiheshim se kush janë, me emër, me fytyrë, që të paktën po i hasëm rrugës të ndërrojmë rrugë, mos të bashkëpunojmë.

Sepse në fakt jam shumë aktive dhe për komunitetin këtu në Strasburg, duke qenë përkthyese gjyqësore, duke qenë drejtuese e një shoqate të shqiptarëve... domethënë gjithmonë kam qenë shumë aktive në nxjerrjen e komunitetit. Edhe të paktën me këta persona tani mos të kemi kontakte. Edhe... këta persona po thonë domethënë... për videon që, në fakt unë nuk e kam postuar në rrjetet sociale. Janë personat e tretë që e kanë postuar.

Ndërsa, kam pasur, më fal, edhe shumë reagime pozitive. Kam patur shumë vlerësime, me thënë të vërtetën. Të gjithë e kanë vlerësuar, guximtare, domethënë... kjo nuk është diçka që siç thashë, që erdhi atë natë. Unë kam qenë në vazhdimësi. Jam që prej votës së diasporës me grupin e nismës, që jam aktivizuar. Domethënë gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë shumë, shumë aktive.

Po e kanë shpërndarë. Ata më akuzojnë mua nëpër rrjetet sociale që unë po nxis urrejtjen. Ndërsa, unë dua vetëm t'ju kthej përgjigje që, kritika ndaj një qeverie, një personi politikani domethënë, një partie politike, një vendimi administrativ apo një ideologjie, nuk quhet nxitje urrejtjeje. Dhe nga ana tjetër për të respektuar edhe vendin ku jetoj, jam shumë e informuar dhe dua të informoj edhe të tjerët, që nuk konsiderohet si çrregullim i rendit publik, nëse një politikani i afrohesh në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunë e kërcënime, gjë që nuk e kemi bërë, edhe nuk e pengon fizikisht të lëvizë, nuk bllokon rrugën apo trafikun, dhe nuk krijon panik ose rrezik për të tjerët.

Pra me të gjitha këto, i siguroj personat e tjerë që mund të ndërmarrin të njëjtin aksion si ne në vazhdim... por sidomos unë dua që të respektoj vendin ku jetoj duke treguar se vërtet i nënshtrohem ligjeve të vendit ku jetoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco