Partia Demokratike, dega Shkodër, njofton se zgjedhjet për kryetarin e ri të degës do të zhvillohen të dielën, më 15 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 18:00, në hollin hyrës të Teatrit “Migjeni”.
Kandidaturat e miratuara nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë për këtë proces janë:
Ardit Qylybyli
Gentian Ibro
Partia bën thirrje për pjesëmarrje masive nga anëtarësia e degës Shkodër, duke theksuar rëndësinë e votës sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Për të siguruar proces të rregullt, anëtarët duhet të kenë me vete kartën e anëtarësisë, në mënyrë që të shmangen problematikat për ata që nuk gjenden në listën e zgjedhësve. Partia garanton se çdo anëtar me kartë anëtarësie ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje dhe të vendosë për kreun e ri të degës.
Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm demokratik për funksionimin e strukturave lokale të Partisë Demokratike dhe për angazhimin aktiv të anëtarësisë.
© SYRI.net