Nga Petrit Vasili/
Paranoja është kryefjala e momentit për Edi Ramën.
Paranoja e të qenit peng, paranoja e arrestimit, paranoja e tradhtarëve, paranoja e të huajve që ia kanë dredhur janë vetëm disa nga qindra paranojat që kanë përfshirë Ramën.
Prej kohësh Partinë Socialiste askush nuk emërton si të tillë, por si Rilindja e Edi Ramës në sensin më negativ të fjalës.
Tashmë Edi Rama të vetmin sukses, që duhet t’ia njohim është shpërbërja kryq e themel e Partisë Socialiste, asgjësimi i çdo vlere, që ajo mund të kishte dhe zëvendësimin e saj me një strukturë mafioze të korruptuar dhe të inkriminuar deri në palcë, ku më i vlerësuari është ai që vjedh më shumë para" dhe blen më shumë vota.
Çdo socialisti korrekt duhet t’i vijë turp tek sheh se si sot Rama-Partia është katandisur në Partinë, që mund të shkojë për lesh pa Edi Ramën kreun e organizatës mafioze qeveritare.
E nëpërkëmbur, e poshtëruar dhe e dhunuar nga Edi Rama, Partia Socialiste de facto ka vdekur dhe ka pushuar totalisht së ekzistuari.
Klithmat skizofrenike të Edi Ramës në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Rilindjes janë prova mjerane të një strukture politike që i ngjan një çete kusarësh dhe asgjë më shumë.
Lexoni çka thënë Rama në Kryesi:
"Ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje….”, “Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh”, “Po të iki unë, PS shkon për lesh”,
“Ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje….”,
"As ia vlen ta mbledh më Kryesinë, askush nga ju nuk më hyn në punë, për më tepër që më nxirrni fjalët nëpër media”,
“Mbylle gojën se ty unë të kam bërë ministre! Se kë vë dhe heq e di vetëm unë dhe s’i jap kurrkujt llogari”.
A mund të konsiderohet qenie normale dhe aq më pak lider politik Edi Rama, që lëshohet pa frena në laperdhën e gjuhës së tij të çthurur, banale dhe vulgare?
Rama-Parti apo Parti-Leshi?
Kjo pyetje tashmë e ka marrë përgjigjen pas votimit me 82 vota në mbrojtje të korrupsionit me urdhrin dhe nën dhunën e Edi Ramës.
© SYRI.net