Mosheqja e imunitetit të Ballukut/ Koka: Rrezikohet integrimi! Britania dhe Gjermania kërcënoi me pasoja

18:37, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendimi i maxhorancës për të mbrojtur nga drejtësia një ish-zëvendëskryeministre, duke refuzuar heqjen e imunitetit, ka shkaktuar një stuhi diplomatike dhe ka vënë në pikëpyetje serioze rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në TASK FORCESYRI TV me Sonila Meçon, analisti Bledian Koka theksoi se ky akt, konsiderohet si një minim i drejtpërdrejtë i luftës kundër korrupsionit, një kusht thelbësor për anëtarësim, i cili ka ndezur alarmin në Bruksel dhe ka sjellë reagime të ashpra e të menjëhershme nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë.

Sipas Kokës, reagimet e ndërkombëtarëve të BE-së nuk erdhën vetëm pas votimit në parlament, pasi Britania e Madhe, në një lëvizje paralajmëruese, i kishte komunikuar qeverisë shqiptare që të mos e ndërmerrte këtë hap. Megjithatë, paralajmërimi u shpërfill.

Gjithashtu menjëherë pas vendimit, Gjermania lëshoi një deklaratë të prerë, duke theksuar se ky veprim përbën shkelje të një kushti kyç për integrimin dhe se do të ketë pasoja.

Debati në studio:

Koka: Marta Kos e ka postuar këtë reagim vetëm dy orë më parë. Dy orë më parë që do të thotë, në të gjitha këto vende që dimë neve, në vetëm vend që ka pasur një zhvillim i cili vë në pikëpyetje atë që Bashkimi Europian na kërkon neve, luftën kundër korrupsionit dhe mosminimin e demokracisë.

Meço: Për çfarë kishte lajm nga Serbia sot të ngjashëm nuk kishte.

Koka: Këtë po them. Prandaj po them, nga të gjitha këto vendet që di unë, vetëm Shqipëria sot ka marrë vendimin për të mbrojtur me ligj korrupsionin, për të mos i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres dhe vetëm Shqipëria sot bashkë me kryeministrin e saj, përveç se e morën këtë vendim, i bënë edhe një fetva Bashkimit Europian, ku i tregonin, Edi Rama atyre se ç'do të thotë demokraci, se ç'do të thotë ndarja e pushteteve dhe ç'do të thotë, si me thënë, se si veprohet dhe si, si duhet t'i vëhet kufiri tekthana këtyre që pengojnë, si pengojnë reformimin e vendit sipas, sipas shembulltyrës së Edi Ramës. Prandaj them që sot gjërat kanë ndryshuar, kanë, kanë lëvizur.

Meço: Pra me Bashkimin Europian gjërat kanë lëvizur. Por, por vetëm një gjë...

Koka: Por për të kuptuar se deri ku shkon, besoj, si me thënë, shqetësimi dhe irritimi. Duhet parë pa diskutim mbledhja që është nesër në orën 10:00 në Komisionin Europian, i cili është pikërisht pra që do të vlerësojë Iban-in, që është ajo Enlargement board-i e vlerësimit, sepse aty realisht do të jenë 27 vendet, 27 ambasadorët e vendeve anëtare dhe aty shumë gjasë do mund të shohim nëse ka, si me thënë, Shqipëria e ka vënë në pikëpyetje serioze ose qeveria Rama ka vënë në pikëpyetje serioze integrimin, apo është një gjë që, si me thënë, edhe mund të tejkalohet dhe ndoshta mund të ketë një, një, një zhvillim të orëve të fundit. Po deri në këto momente, realisht duhet thënë që reagimet që kanë ardhur nga Bashkimi Europian dhe çuditërisht edhe nga Britania e Madhe...

Meço: Britania ishte e para që bëri... Gjermania e bëri rreth dy minuta pas.

Koka: I bëri mesazhin tha, si me thënë, zotit Rama i tha, mos e bëj këtë. Po. Pastaj Gjermania i tha, "Okay, meqë e bëre, ta dish që kjo është kusht për integrimin." Kusht të cilin ti e shkele, nesër gjërat pastaj... kanë pasoja. Nesër ka pasoja. Siç i bën Bashkimi Europian, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të fortë, por si me thënë... Tani, se po flasim për Bashkimin Europian që deri dje ka qenë një mbështetës... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco