Zhulali: Vendimi për Ballukun kaloi ‘vijën e kuqe’, Shqipëria rrezikon në procesin e integrimit në BE

18:33, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi se reagimi i vendeve të Bashkimit Evropian pas votimit në Kuvend për çështjen e deputetes Belinda Balluku, ishte një mesazh i qartë politik për qeverinë shqiptare.

E ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Zhulali u shpreh se partnerët ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën në drejtësi e konsiderojnë këtë çështje të lidhur me korrupsionin dhe paralajmërojnë se vendimi i fundit mund të sjellë pasoja për Shqipërinë në procesin e integrimit europian.

Ilda Zhulali: Po, edhe përgjigja në fakt i ka ardhur nga ata që kanë qenë sponsorët kryesorë dhe që janë marrë drejtpërdrejt me reformën në drejtësi. Po të shikosh dhe listën e vendeve, janë edhe ato vende që janë tek pjesa e operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe përgjigja e tyre i erdhi në bllok. Ai i sfidoi hapur duke thënë që për ne vija e kuqe është mosdorëzimi i Belindës, për të mos arritur tek Rama. Dhe të njëjtin reagim mori nga vendet e BE-së. Ajo erdhi në bllok, ajo që erdhi në bllok ishin dy mesazhe. E para që çështja e Belinda Ballukut konsiderohet çështje e korrupsionit. Dhe e dyta është që kjo ishte një vije e kuqe e cila nuk do të kalojë pa pasoja. Ato fjalitë pastaj që kanë atë formën e vet, nuancat burokratike që ne do të mbajmë shënim, ne do të punojmë, do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në procesin e anëtarësimit, por ky është një kusht, lufta kundër korrupsionit, pra është një kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Këto janë pastaj mesazhe të ndryshme që duan t'i thonë Edi Ramës që ti sot kalove vijën e kuqe. Dhe që tani e tutje ai do të ketë pasoja që do të shprehet në forma të ndryshme në BE.

E para dhe pasoja e drejtpërdrejtë është që këto ditë për Shqipërinë dhe jo vetëm, ka patur një diskutim shumë të gjatë në Bashkimin Evropian për të kaluar në bllok me disa vende të tjera në një fazë të përshpejtimit të procesit. Që do të thotë të futet në një vagon treni bashkë me Malin e Zi, me Islandën, me Ukrainën, ndoshta edhe me Moldavinë.

IBAR-i, pritet një raport i vlerësimit për kushtet e ndërmjetme që quhet që ka vendosur BE-ja dhe në këtë fazë të negociatave ku jemi ne, nëse ne do ta kalonim pozitivisht këtë vlerësim, atëherë kishte shumë mundësi që Bashkimi Evropian, siç thashë, po mendon që të propozojë një paketë të re të zgjerimit dhe t'i ndajë vendet që janë kandidate për në BE në dy shporta të mëdha. Pra të kalojë me shpejtësi Ukrainën, Islandën, që po ashtu nëse kalon referendumin përsëri tani do të kërkojë anëtarësimin e plotë. Moldavinë dhe Shqipërinë bashkë me Malin e Zi, të cilat konsideroheshin dy vende që kanë mundësinë dhe gjasat ose që quhen vendet pararojë të procesit të anëtarësimit. Mirëpo Shqipërinë tani Edi Rama e ka përjashtuar, e ka zbritur nga ky vagon dhe e ka çuar tek ai treni i Ballkanit të Hapur.

Jo vetëm e përjashton, por ai e sfidon Bashkimin Evropian dhe thotë që unë as nuk jam i interesuar fare për anëtarësim, se unë fundi i fundit mbetem këtu dhe këto kam si ambicie. Por kjo pastaj hap edhe disa hapësira të tjera për Edi Ramën për ta parë edhe më me skepticizëm çfarë po ndodh këtu, sepse mos harrojmë që lidhja që ai bën Shqipërisë me Serbinë, e cila konsiderohet si një vend satelit i Rusisë në Ballkan, dhe ndaj të cilit janë lëshuar të gjitha ato, si të thuash, antenat dhe sinjalet e Bashkimit Evropian për momentin. Dhe po ashtu çuditërisht në Serbi, Bashkimi Evropian po bën presion që Vuçiç të tërhiqet nga një paketë ligjore që ka bërë dhe ai atje për të shpëtuar veten dhe disa të tjerë nga drejtësia dhe duket sikur këto të dyja vende kanë të njëjtat probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco