Ambasada e Suedisë në Tiranë, ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres dhe tashmë deputete, Belinda Balluku.
Në postimin e saj në Facebook, ambasada suedeze thekson se ‘një kërkesë kyçe për përparim në këtë proces të integrimit evropian të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta’.
Gjithashtu ambasada shprehet se sistemi i drejtësisë duhet të veprojë shpejtë dhe pa pengesa dhe se politika është përgjegjëse për zhvillimin e këtij procesi.
‘Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparim në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.
Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë shpejt dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për të siguruar që ky proces të zhvillohet’, shkruhet në postimin e ambasadës suedeze.
Postimi i plotë:
Sweden supports Albania’s integration into the European Union, in line ëith the ëishes of the Albanian people. A key requirement for progress in this merit-based process is the effective prosecution of corruption, including at the highest levels.
Ëe clearly expect that, in such cases, the justice system ëill be able to proceed sëiftly and ëithout obstruction. The Albanian political leadership remains responsible for ensuring this process.
© SYRI.net