Trenova: Presioni diplomatik ndaj SPAK hapi dosjen e 'Ballukut' - Disa socialistë u 'sakrifikuan' për hir të pushtetit të Ramës

15:45, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është vënë në lëvizje pas një presioni të fortë diplomatik, për hetimin e ish/ zv kryeministres Belinda Balluku, ndërsa rrëzimi i kërkesës së SPAK me 82 vota zbuloi fytyrën e vërtetë të maxhorancës e cila reformën në drejtësi nuk e ndërmori si një luftë reale kundër korrupsionit por ta vënë në funksion të qeverisjes.

I ftuar në studion e ‘Syri TV’ me gazetarin Arnold Kariqi, ish prokurori Gentian Trenova kujton se provat dhe përgjimet kundër Ballukut ishin edhe para zgjedhjeve të 11 majit, por ‘nderi’ që SPAK i bëri qeverisë ishte që të mos të mos e bënte publike ose të mos e regjistronte çështje për Ballukun para zgjedhjeve, sepse i prishte punë qeverisë.

Shembuj të tjerë të kësaj vonese në veprim janë dosjet e nxehta si ajo e Rrugës së Arbrit (Akshi), tuneli i Llogarasë dhe Porto Romano. Veprimi me vonesë i SPAK ngre dyshime serioze mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e hetimeve, duke u mbështetur në parimin se “një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”.

Nga ana tjetër disa individë brenda mazhorancës kanë pranuar të “sakrifikohen” me drejtësinë, me kushtin që të mos cënohen interesat madhore të pushtetit.

Pjesë nga intervista

Gentian Trenova: Dosja Balluku, pra dhe përgjimet e të gjitha provat, kanë qenë të mbledhura që në kohën e arrestimit të zotit Berberi, domethënë një vit përpara zgjedhjeve. Dhe këto prova kanë ekzistuar dhe para zgjedhjeve të 11 majit dhe, dhe nderi që i ka bërë SPAK-u qeverisë ishte që të mos të mos e bënte publike ose të mos e regjistronte çështje për Ballukun para zgjedhjeve, sepse i prishte punë qeverisë.

Gazetari i Syri TV: Me këtë që ju thoni në këto momente, nënkuptoni që SPAK-u koordinohet kur bën sulme?

Gentian Trenova:  Sigurisht që SPAK-u ka arritur në një pikë që ndoshta unë mendoj që ka qenë e detyruar, ka një presion, një presion diplomatik të madh ndaj strukturës së posaçme, se ndoshta është parë dhe loja nga ana e ndërkombëtarëve. Pra kjo loja e SPAK-ut, pra që bën sikur lufton korrupsionin, por në vetvete shton jetën e qeverisë në në pushtet. Pra godet, po pa prishur punë qeverisjes, ose mbarëvajtjes së qeverisjes në në vazhdimësi. Dhe ka goditur, korrupsionin për çështje statistikash dhe jo, nuk ka goditur korrupsionin aty ku është thelbi i korrupsionit. Dhe një nga çështjet më më të pastra janë rasti i AKSHI-t, është rasti i tunelit të Llogarasë, është rasti edhe i Porto Romanos, që janë çështje shumë të rëndësishme që SPAK-u ka vepruar me vonesë. Pra, ka vepruar me vonesë dhe mendoj që ka vepruar i i sforcuar ose i vendosur në një lloj presioni për mirë, po, nga ndërkombëtarët për të ecur sa më më shpejt me këto çështje.

Gazetari i Syri TV: Kur ka veprim me vonesë Trenova, ka hetim të saktë? Sepse kur hetohet në mënyrë të imponuar dhe hetimi bëhet me frikë ose bëhet për të shpëtuar shumë...

Gentian Trenova: Mund të ketë situata nga më të ndryshme, po në Shqipëri është një thënie në drejtësi që një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Pra në qoftë se ti e vonon hetimin e një çështje, dhe e fut atë në kalendra greke, domethënë, atëherë ajo harrohet, domethënë korrupsioni bëhet, vazhdon bëhet akoma më i madh, dalin çështje të tjera më të, pra duke u hetuar një çështje korruptive të vitit 2020, ndërkohë në 2022-shin, 2023-shin kanë dalë çështje të tjera akoma më të rënda të korrupsionit. Se sa më shumë të zvarritet, sa më shumë të shtyhet kjo, atëherë harrohet ajo e para, merren me me të dytën e me të tretën. Dhe sot edhe në parlament u vendos nga mazhoranca, 82 mandate, që të mos jepet autorizimi për të caktuar masë sigurimi. Kjo tregon që mazhoranca sot ka hequr maskën, pra nuk ka qenë qëllim në vetvete reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, po reforma në drejtësi ka qenë, një reformë në funksion të qeverisjes.

Pra që të goditet por pa prishur balancat e pushtetit, pa prishur qeverisjen, pa prishur interesat e qeverisë. Do goditen por edhe një pjesë e tyre ndoshta e kanë pranuar të goditen, kanë sakrifikuar për ideal të partisë, në kuptimin, të bëjnë dhe burg, por mbyllur gojën edhe nuk kanë folur. Kemi raste të ish-deputetëve të PS-së dhe ministra që...

Gazetari i Syri Tv: Për hir të partisë është bërë gjithmonë burgu.

Gentian Trenova: Po, i bëjnë këto sakrifica. Edhe e kanë pranuar dhe burgun me kusht që qeveria të mos cënohet ose të mos preket.

Gazetari i Syri Tv: Meqë dole tek seanca e sotme Trenova, Ulsi Manja ka justifikuar mosheqjen e mandatit për deputeten Balluku me faktin që ajo nuk është më ministre, nuk ka pozicione në qeveri dhe pse akuzohet se gjatë kohës që ka qenë në qeveri në fakt. Si si e patë argumentimin e zotit Manja?

Gentian Trenova: Atëherë kemi dy momente, se prokuroria ka kërkuar dy masa sigurimi. Ka, pezullimin dhe masën e arrestit në burg. Pezullimin e ka kërkuar për arsye se zonja Balluku ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre dhe duke ushtruar detyrën, normalisht mund të ndikonte në prishjen ose helmimin e provave. Pra se janë dëshmitarët, janë punonjësit atje, aty janë dokumentat. Po edhe pse ajo nuk është më ministre, përsëri  SPAK-u ka kërkuar heqjen e ose dhënien e autorizimit për masë sigurimi, të arrestit në shtëpi ose arrestit në burg, në varësi të kërkesës.

Fakti që ajo nuk është më ministre nuk argumenton dot që ajo nuk përbën rrezik për cënimin e provave apo apo për dëshmitarët, sepse ka pasur prokurorë që kanë folur për të fortët, edhe rrezikshmërinë.
Duke ecur me standartin që ka ecur deri më sot drejtësia,, i bie që duhet t'i ishte dhënë autorizimi nga ana e kuvendit dhe t'i lihej gjykatës sepse vetë këtë gjykatë e kanë votuar vetë, e kanë miratuar vetë, e kanë projektuar vetë. Pra dalin kundra vetes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco