Meta mesazh Ramës: S’lëvizja me charter, as pija vera 33 mijë euro – Lu, më përgëzoi për reformën në drejtësi

Meta mesazh Ramës: S’lëvizja me charter, as pija vera 33 mijë euro – Lu, më përgëzoi për reformën në drejtësi

15:45, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrojtja e Ilir Metës ka paraqitur këtë të enjte një provë të re në gjyqin kundër tij, për pjesën e lobimit. Materiali që përfshin përgëzimet e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, për kontributin e Metës në reformën ën drejtësi u pranuan si prova nga gjykata. Këtë të enjte përfunduan parashtrimet përfundimtare të seancës paraprake ndërsa më 18 mars gjyqtarja Irena Gjoka do shpallë vendimin nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen. Brenda sallës së gjyqi Ilir Meta mohoi akuzat për korrupsion e pastrim parash, ku tha se ka bërë një jetë të thjeshtë, dhe se nuk ka udhëtuar  me cartera privat apo të ketë konsumuar verë me vlerë 33 mijë euro.

Syri tv

Në përfundim të seancës paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani ka bërë publike një provë të re që u pranua nga Gjykata dhe që synon të rrëzojë akuzat për lobim, duke paralajmëruar thirrjen në gjykatë të kryeministrit Rama dhe 73 deputetëve të tjerë. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu sipas Cakranit, kishte falënderuar Metën për lobimin që kishte bërë për reformën në drejtësi.

Brenda seancës me dyer të mbyllura ish-presidenti tha se “Kam qenë shtetar dhe asnjëherë s’kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të të thjeshtë dhe jo luksi. Nuk kam lëvizur me carter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, tha ai.

Në përfundim të seancës, Monika Kryemadhi tha se për çështjet që akuzohet Presidenti I Partisë së Lirisë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës, teksa e kundërta ndodh me Edi Ramën, për të cilin avokatët kërkojnë thirrjen e tij në SPAK

Këtë të enjte, në GJKKO përfundoi debate gjyqësor në fazën paraprake, teksa gjyqtarja Irena Gjoka u tërhoq për vendim të cilin do ta shpallë më 18 mars në orën 10. Në këtë datë, togat e zeza do shprehen nëse  e kalojnë ose jo për gjykim dosjen. Mbrojtja e Metës u tërhoq nga kërkesa për zëvendësim mase dhe për afatet e paraburgimit në Shkallën e Parë me argumentin se presin vendimin e Gjykatës së Lartë mbi rekursin me të njëjtin objekt. Por pa kaluar një orë nga ky zhvillim, Gjykata e Lartë shpalli vendimin për mospranimin e rekursit, dhe lënien në fuqi të arrestit në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco