Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama.
Këto pamje, të xhiruara rastësisht nga një telefon celular në zonën e parkut të Piramidës, tregojnë momentin e takimit mes tyre.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.
Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.
Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.
As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.
Sipas verifikimeve, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë.
© SYRI.net