Sot protestoi Perëndimi në Tiranë/ Fjala ‘korrupsion’ ka tërbuar më shumë Ramën

Sot protestoi Perëndimi në Tiranë/ Fjala ‘korrupsion’ ka tërbuar më shumë Ramën

14:04, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca e Kuvendit për imunitetin e Belinda Ballukut zgjati pak.

Edhe protesta e opozitës nuk ishte më e gjatë.

E megjithatë, opozita ia doli të tërheqë pranë vetes në bllok Bashkimin Europian dhe kancelaritë më të rëndësishme perëndimore.

Reagimet e tyre ishin në fakt protesta e sotme.

Pas ‘shuplakave’ nga Brukseli, Britania, Gjermania e Holanda, Edi Rama bëri një reagim duke u mundur të fshihet pas fjalëve.

Ai tha se Belinda Balluku nuk po akuzohet për korrupsion, duke nënkuptuar se ajo po hetohet për shpërdorim detyre.

Ishte një lojë fjalësh, pasi ai e di shumë mirë se çfarë nënkupton Perëndimi kur flet për korrupsionin.

Shpërdorimi i detyrës është një akuzë që shkon krah më krah me korrupsionin.

Madje në vendet perëndimore, shpërdorimi i detyrës është si një akuzë ombrellë, që përfshin brenda saj kushedi sa krime të tjera të ngjashme me korrupsionin.

Nëse në Gjermani dhe vende të tjera, shpërdorimi i detyrës është një vepër shumë e vështirë për t’u provuar, korrupsioni është edhe më i lehtë.

Edi Rama e di shumë mirë këtë, por po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar si ai i mbyturi që kapet pas fijes së barit.

Është e kotë, vetëm sa po e rëndon situatën për veten dhe Ballukun.

Sot është një ditë historike për Shqipërinë.

Pas shumë kohësh, Perëndimi bëhet bashkë për të dënuar hapur regjimin e Edi Ramës.

Kjo është po ashtu edhe një ditë e zezë për Shqipërinë pasi Brukseli tregoi hapur se integrimi është bllokuar për shkak të Edi Ramës.

Sot në Tiranë nuk protestuan shqiptarët, por protestoi Perëndimi.

Tani është koha që të reagojnë vetë shqiptarët.

Integrimi është shumë i shtrenjtë për t’u humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco