Berisha: Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore

11:48, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD nuk ndal kryengritjen. Lideri i PD-së Sali Berisha njoftoi protestën e radhës që do të mbahet më 22 mars.  

“E gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore’ tha Berisha në hyrje të selisë së PD-së.

Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë.

E gjithë Tirana në rrugë.

Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare.

Fitore, fitore, fitore! deklaroi Berisha ndërsa hyri në selinë PD.

Deklarta erdhi pak minuta pasi maxhoranca mori në mbrojtje Belinda Ballukun, duke hedhur poshtë me 82 vota kërkesën e SPAK-ut i cili kërkonte arrestimin e deputetes socialiste, e shkarkuar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës pasi është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera me vlerë miliona euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco