Kuvendi/ Ramën nuk e mban vendi, hyn e del në sallën e Parlamentit gjatë seancës për Belindën

10:50, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca parlamentare këtë gtë enjte, 12 mars, lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama i cili ishte prezent në nisje të punimeve u largua nga Kuvendi së bashku me Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë.

Ndërkohë në Kuvend, njëjtë si në grupin parlamentar edhe dy socialistët e tjerë, Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhe kanë bojkotuar punimet, duke mos qenë fare prezent gjatë diskutimeve për imunitetin e koleges së tyre, Belinda Balluku.

Por me sa duket Rama ka ndryshuar mendje dhe është rikthyer në seancë, ku pret me zell të madh që njëjtë si në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ta mbrojë dhe në Kuvend.

Mazhoranca ka konfirmuar qëndrimin e saj për të votuar kundër kërkesës së SPAK, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në fillim të kësaj jave.

Në seancë, ra në sy gjithashtu edhe mungesa e ish zëvendëskryemininstres Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco