Qytetarë nga e gjithë Shqipëria mobilizohen për protestën në Kuvend, nisen drejt Tiranës

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria mobilizohen për protestën në Kuvend, nisen drejt Tiranës

09:43, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtarësia dhe simpatizantë të PD dega Lushnjë janë nisur këtë mëngjes për në Tiranë ku do të protestojnë para parlamentit.

Sipas drejtuesve të PD Lushnjë,  nisja ka qenë në grupe të vogla me mjete private, pasi asnjë kompani  transporti interurbane nuk ka marrë përsipër transport drejt Tiranës për shkak se i druhen pasojave.

Sekretari politik i PD Lushnjë, Klement Çela konfirmon rreth 300 deri në 350 protestues nga Lushnja drejt Tiranës.

Që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm kanë filluar nisjet e protestuesve e simpatizantëve të Partisë Demokratike dega Elbasan drejt Tiranës.

Sipas informacioneve nga PD dega Elbasan nisja është bërë me mjete private dhe se numri i protestuesve që  janë nisur ditën e sotme nga Elbasani drejt Tiranës është rreth 400 protestues.

Qindra qytetarë fierakë, nga Patosi, Rroskoveci dhe Mallalastra i janë drejtuar Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës para Parlamentit Shqiptar në orën 10 të paradites së sotme.

Pjesa më e madhe e tyre janë nisur drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e konfirmojnë krerët e PD të Fierit, Rroskovecit, Mallalastrës e Patosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco