Qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama, veçanërisht një propozim i përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe mbrojtja e palëkundur ndaj ish-ministres Belinda Balluku, duket se kanë shkaktuar një krisje të thellë me Bashkimin Europian, duke vënë në rrezik serioz rrugën integruese të Shqipërisë.
Ish ambasadori, Agim Nesho në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv thotë se po tentohet të krijohet një sistem pa llogaridhënie dhe transparencë, ku dy autokratët ballkanikë mund të vazhdojnë të forcojnë pushtetin e tyre.
Paralelisht, afera Balluku dhe mbrojtja që kryeministri po i bën asaj, për Neshon, shihet si dëshmi e një korrupsioni galopant. Sipas të dhënave të diskutuara, shpërdorimet financiare janë të përmasave marramendëse, duke përfshirë 1.2 miliardë euro vetëm në një rast të lidhur me Ballukun dhe mbi 13 miliardë dollarë të shpërdoruar gjatë 13 viteve të fundit. Shkalla e korrupsionit përshkruhet si aq e madhe sa, “edhe Alibaba me 40 hajdutët do të thyente kokën përballë pasurisë së Ramës”.
Këto zhvillime, sipas Neshos, shihen si një kërcënim direkt për të ardhmen europiane të vendit.
Për diplomatin, rreziku i perceptuar është se kryeministri, pasi të ketë prishur marrëdhëniet me BE-në, mund të marrë masa drastike deri në kufizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë.
Çështja e qëndrimit të ri që po mban kryeministri shqiptar për çështjen Balluku, ku duhet të bëjmë një parantezë, ai është kokë e këmbë bashkë me Ballukun është përdorimin e parave të pasurisë publike shqiptare, por ka edhe diçka tjetër. Me letrën që bëri zoti Rama me Vuçiçin, tregoi qartë që rruga europiane e Shqipërisë është shumë larg. Ky njeri, ky kamaleon që deri tani mori dhe gënjeu popullin shqiptar duke thënë me Edi Ramën në Bashkimin Europian, propozimi që bëri është diçka e kundërt. Një propozim i papranueshëm edhe që lëkund vetë sistemin e Bashkimit Europian, traktatin e Kopenhagenit, duke krijuar një sërë problematikash politike dhe legale me një propozim që dy autokratët ballkanikë kërkojnë që të një këmbë ta fusin në Bashkimin Europian, kurse këmbën tjetër ta kenë duke pranuar një sistem bashkëpunimi ku mos ketë as llogaridhënie, as transparencë, por ata të vazhdojnë punën e tyre të pasurimit.
Dihet që Rama është një nga njerëzit më të korruptuar, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Domethënë, Alibaba me 40 hajdutë në pasurinë e Ramës thyen kokën. Domethënë, aq përmasa të tilla, vetëm në rastin e bashkëpunimit të tij me Ballukun janë shpërdoruar 1.2 miliardë euro. Në 13 vjet janë shpërdoruar nga raporte zyrtare të KLSH-së, por edhe të investigimeve që ka bërë shtypi i lirë brenda vendit dhe jashtë, kanë treguar që shuma e shpërdorimit kalon në mbi 10 miliardë, 13 miliardë dollarë shpërdorim, domethënë nga kjo qeveri. Rama mund t'i marri Shqipërisë atë që është më e rëndësishme, që është si ajri, t'i marri perspektivën europiane, sepse në këtë moment që jemi, në qoftë se populli nuk ndërgjegjësohet që për këto dy muaj jo më shumë, nuk heq një mostër të tillë nga pushteti, e ardhmja europiane do të jetë njësoj si në kohën e Haxhi Qamilit, kur gjithë Europa dhe Ballkani po përpiqej që të afrohej me vende ballkanike me Europën, Haxhi Qamili kërkonte babën. Prandaj, jemi në një situatë urgjente. Dihet që edhe zonja Kos për të arritur në atë, ka qenë krejtësisht kundër. Janë tre momente të zonjës Kos në, në fjalën e saj. E para që ne do të vazhdojmë në bazë të meritokracisë dhe jo pallavrave që thotë zoti Rama që unë kam një kontratë me Bashkimin Europian për ta futur Shqipërinë në 2029, 2030 në Bashkimin Europian. Këto u çorr maska. Ky jo vetëm nuk e fut Shqipërinë, por Shqipëria që në këto momente është e larguar nga Bashkimi Europian.
Si ky, ashtu dhe Vuçiçi kërkojnë që të krijojnë vetëm stabilitetin për qeverisjen e tyre dhe të gëzojnë ato të mira materiale që kanë marrë nga ky, nga ky popull, duke gjetur alternativa të tjera dhe ajo që ishte më e rëndësishme në diskutimin e zonjës Kos, ishte që tha, ne nuk mund të lejojmë kalin e Trojës të jetë brenda Bashkimit Europian. Pra, kemi një moment që Bashkimi Europian po, po reflekton për të gjithë politikat e këtyre autokratëve të cilët mendojnë se si mund të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Europian duke bërë zgjidhje politike që janë kundër interesave si të Europës dhe të popujve të tyre. Dhe një rast i tillë u shpreh qartë me letër që Rama bashkë me Vuçiçin i drejtuan Bashkimit Europian. Pra, të dy fenomenet, korrupsioni galopant, një korrupsion që është i paimagjinueshëm në, jo në vendet e demokracisë, por përmasa të tilla thashë, edhe Alibaba me 40 hajdutë do ta shikonte si një film të Hollivudit.
Nuk është çështja Balluku, për mua është çështja Rama. Për herë të parë në demokraci, ashtu nga përkrahësit kryesorë dhe justifikuesit e zotit Rama, kemi dëgjuar për paratë jopolitike. E mban mend? Ato shkrime që i janë dhënë 80 milionë, nuk i ka marrë as Balluku as Rama, po ja ka dhënë Erdoganit. Kjo mënyrë klienteliste për të blerë influencë kudo, kjo deri tani ka funksionuar në disa nivele, burokratike, por edhe të udhëheqësve të vendeve të caktuara të cilët kanë mbyllur sytë kur kanë parë një kamaleon politik për të cilin kanë thënë që ky mund të jetë burim pasurimi për ne, i heshtur duke luajtur sepse nuk prek interesat e vendit të tij. Kjo ka qenë, por këtu jemi përpara një rreziku tepër të madh dhe kur them që në qoftë se ne si popull nuk do të mendojmë jo në vazhdimësi, po këto dy muaj ta heqim këtë.
Unë parashikoj që ky do ulet si, si sulltan përpara kryeministrisë, në një karrige të madhe që vetëm ky i projekton nga ato vizatimet e tija të shëmtuara dhe ne do të dorëzojmë pasaportat për të mos hyrë në Europë. Deri tani ka ngritur fabulën që gjermanët janë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, kanë projekte të ndryshme. Nesër do na mbledhi dhe do të thotë, u prisha me Europën, s'do keni të drejtë as të udhëtoni, as të takoni fëmijët tuaj, do mbeteni këtu me ata afrikanë edhe bangladeshas që unë do t'ju sjell. Ju do jeni një vend dhe do të lulëzojmë në Adriatik të vetëm se unë e kam bërë si shkëmb graniti. Është shumë e ulët niveli, marrëdhënia që kemi ne me lirinë. E pranojmë një sundimtar pa e shikuar që po prek interesat e tij. Por tani ka ardhur puna që ky po na vjedh ajrin. Ajrin dhe atë që është drita edhe perspektiva shqiptare për t'u futur në Europë.
© SYRI.net