Sot votimi në Kuvend/ Syri TV zbulon skenarin e PS-së për t'u bërë 'mburojë' e Ballukut

09:00, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të hedhë sot për votim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur.

Gazetarja e Syri TV në një raportim live nga kuvendi, zbulon skenarin e maxhorancës që përflitet për t’u bërë mburojë Ballukut.

Ka një skenar se maxhoranca mund të mbyllë brenda një kohë shumë të shkurtër 20 minuta seancën duke iu përgjigjur me kalimin e menjëhershëm për votim të kërkesës së SPAK, infirmon Marsi Korreshi.

Ndërkohë deputetët e PS-së janë parë të hyjnë në Kuvend ku në orën 09:00 nis mbledhja e grupit parlamentar të PS-së.

Votimi pritet gjithsesi të jetë një formalitet, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste shpallën qëndrimin e tyre kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e një mase arresti, duke i ofruar Ballukut votat e tyre si mburojë politike. Votat e deputetëve socialistë janë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës.

Votimin për të rrëzuar heqjen e mandatit të deputetit, Bonjaku e cilëson “një sinjal force” që politika u jep deputetëve për t’u hequr frikën nga SPAK, tashmë përmes një mburoje politike.

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.

Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të këmbëngulë për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e konsideruar këtë një test për drejtësinë dhe për luftën kundër korrupsionit.

Për shkak të qëndrimeve të forta politike nga të dyja palët, priten përplasje dhe tensione gjatë seancës plenare, ndërsa paralelisht opozita do të protestojë jashtë Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco