Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Një ditë para seancës parlamentare, në grupet e komunikimit të anëtarësisë së Partisë Demokratike është shpërndarë një mesazh mobilizues për pjesëmarrje në protestë.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale dhe grupet e komunikimit, demokratët ftohen të mblidhen përpara Parlamentit në orën kur do të zhvillohet seanca.
‘Të dashur demokratë, Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tani është radha e Ramës! Nesër ora 10:00, tek Parlamenti’, thuhet në mesazhin e shpërndarë për anëtarësinë e PD.
Protesta pritet të zhvillohet paralelisht me seancën parlamentare ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të ish-zv/kryeministres.
© SYRI.net