‘Dje duartrokisnin SPAK, sot e kundërshtojnë’/ Nuri: Pse mazhoranca ndryshoi qëndrim për Belinda Ballukun?

17:04, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të seancës parlamentare për heqjen e imunitetit për deputeten Belinda Balluku, debati publik është ndezur rreth qëndrimit të dyfishtë të mazhorancës socialiste ndaj kërkesave të SPAK. Juristi Franc Nuri, këshilltar ligjor në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, në një intervistë për SYRI TV, me gazetarin Edvin Parruca, analizoi atë që e quan një ‘moskoherencë dhe dopio standard’ nga ana e shumicës qeverisëse.

Sipas juristit, mazhoranca ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e saj krahasuar me rastet e mëparshme, si ai i ish-kryeministrit Sali Berisha apo ish-presidentit Ilir Meta. Ai kujton deklaratat e përfaqësuesve socialistë, si ajo e Bledi Çuçi, i cili në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve premtonte se do të miratohej çdo kërkesë e SPAK-ut, pavarësisht se nga cili krah politik vinte. Sot, situata paraqitet krejt ndryshe. Grupi parlamentar socialist ka hyrë në një analizë të thellë juridike të kërkesës së SPAK për Ballukun, duke vënë në dyshim vlerën e provave, siç janë 16,000 faqet e dosjes apo përgjimet telefonike.

Franc Nuri: Gjithë analiza që ju sollët e keni shpalosur mjaft mirë gjithë problematikën dhe do të thosha moskoherencën apo dopio standardin që përdor mazhoranca socialiste, të cilët kur i voliste dhe kur i interesonte përpara disa vitesh, përpara disa muajsh, në momentin që goditej lideri i opozitës, zoti Berisha, në momentin që u godit zoti Meta, atëherë duartrokisnin. Mirat, ishin gati të miratonin çdo lloj heqje imuniteti për pesë minuta, për pesë minuta. Ju kujtoj dhe ajo video e famshme që përfaqësuesi i Partisë Socialiste në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, zoti Çuçi në atë kohë, në flasim në 9 nëntor apo 10 nëntor 2023-it, ë thoshte që do t'i, do t'i japim miratimin, do të nënshkruajmë çdo lloj heqje imuniteti për cilin, cilëndo kërkesë që do të vijë nga SPAK-u për heqje imuniteti, nga krahu i djathtë, nga krahu i majtë dhe pa krahë fare thoshte. Ndërkohë kemi ndryshuar totalisht qëndrim dhe sot mazhoranca socialiste, Edi Rama, ka ndryshuar totalisht qëndrim.

Dhe këtu është kjo pyetja e madhe, përse sot dalin hapur dhe thonë që do të refuzojnë në votimin që do të bëhet nesër, thonë që do të do të votojnë kundër heqjes së imunitetit, kundër ndryshimit të masës së sigurisë të kërkuar nga SPAK-u, pra do të pengojnë zbatimin e kërkesës për arrest të kërkuar ndaj ish-zëvendëskryeministres tashmë prej pak ditësh, Belinda Balluku. Përse e kanë bërë këtë ndryshim dhe këtë kthesë 180 gradë? Që nuk është vetëm aspekti moral aty në këtë mes, sepse edhe në shumë studio televizive diskutohet që politikanët, politika nuk ka, ligji, morali s'janë e njëjta gjë. Kjo është tjetër aspekt. Nuk po flasim për moral, po flasim për ligj, për kushtetutë, për rregullore kuvendi. Po flasim për rekomandimet e Komisionit të Venecias që ka folur për këto çështje edhe vite më përpara.

I ka analizuar rastet të ngjashme, si për Shqipërinë, si për shtete të tjera, dhe ka dalë në konkluzionin që heqja e imunitetit të një zyrtari të lartë, aq më tepër të një deputeti, sepse zonja në fjalë thjesht është deputete sot dhe kërkohet heqja e imunitetit në rastin konkret për shkak të imunitetit parlamentar. Komisioni i Venecias e thekson, imuniteti hiqet në çdo rast. Si rregull. Përveç rastit kur provohet se ka përndjekje politike. Dhe përse bëhet kjo? Ai nuk është imunitet personal për të mbrojtur një njeri që të jetë i paprekshëm. Jo, aspak. Është një imunitet funksional që i mbron kuvendin e Shqipërisë nga sulme teorike që mund të vijnë nëse, supozojmë, çmendet sistemi i drejtësisë dhe do t'i arrestojë të gjithë deputetët pa bazë, pa prova, pa fakte në mënyrë që të bëjë presion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco