Këlliçi: Qeveritë në rajon mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve, Rama mbron Ballukun!

Këlliçi: Qeveritë në rajon mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve, Rama mbron Ballukun!

11:38, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në faqen tij në facebook pas rritjes së çmimit të karburanteve në vend.

Sipas deputetit demokrat, “ky nuk është rasti i parë ku Edi Rama nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët”.

“Kjo tanimë është një e vërtetë e njohur nga të gjithë”. “Ai është aty për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe njerëzit e tij, jo qytetarët” shkruan Balluku.

Mesazhi:

Qeveritë në rajon mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve, Edi Rama mbron Belinda Ballukun!

Siç raportohet në media qeveritë në gjithë rajonin tonë kanë marrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët e tyre nga rritja e çmimit të karburanteve për shkak të ngjarjeve në Iran. Dhe rezulton se qytetarët në rajon, nuk janë prekur në ekonominë e tyre.

Tek ne, qeveria nuk ka bërë asgjë dhe çmimi i naftës po arrin në 2 mijë lekë litri. Parashikimet e ekspertëve janë se do të shtrentohet edhe më shumë.

Ky nuk është rasti i parë ku Edi Rama nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët. Kjo tanimë është një e vërtetë e njohur nga të gjithë. Ai është aty për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe njerëzit e tij, jo qytetarët.

Sot, Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, kjo krahasuar edhe me fuqinë blerëse.

Në vendet e rajonit, qeveritë kanë marrë masa të shpejta, kanë ulur akcizën dhe taksa e tarifa të tjera dhe jeta e qytetarëve vijon njësoj, e pacënuar nga zhvillimet në botë.

Edi Rama po ndryshon ligjet dhe po përdor fuqinë e kartonave për të mbrojtur veten e tij, për të mbrojtur aferat korruptive.

Kjo është diferenca.

Për këtë qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre.

Nesër në orën 10:00 para Parlamentit është dita për të qendruar përballë krimit e korrupsionit, përballë padrejtësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco