Zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë shoqëruar me akuza të rënda për një operacion masiv dhe të mirëstrukturuar të krimit elektoral, duke përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj qytetarëve dhe përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime partiake.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv hodhi akuza të forta lidhet mdi përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit për blerjen masive të votave të pensionistëve. Sipas tij vendimet e qeverisë për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave financiare pak para ditës së zgjedhjeve, konsiderohen si një formë e pastër e blerjes së mbështetjes elektorale, duke përdorur paratë publike për të ndikuar në rezultat.
Presioni dhe frika duket se kanë qenë elementë kyç të kësaj fushate. Sipas Korreshit, qytetarët janë monitoruar deri në detaje, siç janë pëlqimet në rrjetet sociale. Biznesmenë dhe qytetarë të thjeshtë raportohet se kanë ndjerë një trysni të jashtëzakonshme, deri në atë pikë sa shmangnin edhe takimet miqësore me individë të lidhur me opozitën nga frika e pasojave. Janë identifikuar persona që kanë marrë pjesë në protesta, duke i vënë ata nën një presion të vazhdueshëm.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri Korreshi akuzoi institucionet shtetërore se janë vënë plotësisht në shërbim të fushatës.
Patronazhistët, sipas deputetit demokrat, kishin akses në të gjitha sistemet e të dhënave të shtetit (AKSHI), duke ditur çdo detaj për qytetarët: nga kërkesat për legalizim, targat e makinave, patentat, deri te problemet personale. Kjo sasi informacioni përdorej si mjet shantazhi për të siguruar votën. Çdo shërbim shtetëror ishte kthyer në një mjet presioni.
Saimir Korreshi: Nuk dija si ta shpjegoja sepse do kaq shumë emisione për çka ka ndodhur me krimin elektoral, sa nuk di çfarë të them. Vetëm me vendimet e qeverisë për dhënien e pensioneve, dhënien e lekëve, këtyre, në qoftë se e mbani mend pensionistët. Thjesht u blenë të gjithë pensionistët e gjithë Shqipërisë me lekët e buxhetit të shtetit, më kupton? Se këta nuk u lodhën kësaj radhe as të gjenin lekë të tjera, përveç se i dhanë nga buxheti i shtetit, siç falën tatimet, siç falën shumë e shumë gjëra të tjera. Siç vunë gjoba dikujt dhe pastaj me me dy lloj blloqesh dhe pastaj e grisnin se ky do bëhej me ne, apo me ata. Pra, nuk ka qenë një situatë e frikshme, ka qenë një situatë e tmerrshme. Domethënë, po të shikosh dhe njerëzit që po ikin, kategoria e njerëzve që po largohen nga Shqipëria, pikërisht ata, kategoria e njerëzve që janë, ajo kategoria e mesme. Po, ikin sepse këtu nuk përballesh dot me asgjë, o do të nënshtrohesh, pra të jesh i lidhur me zinxhirë te pushteti, dhe ndonjëherë kur rri, e mendoj, e di si duket ore Flavio, paskemi marrë shumë vota me gjithë këtë trysni dhe presion që ka pasur, kanë rezistuar me vërtetë qytetarët.
Shikojnë Facebook-un tani. Janë bërë aq turli saqë gjatë fushatës, ku e kishe burrin e tezes, hallës, xhaxhait, domethënë i thoshin, ç'ne ka bërë “like” te deputeti, e të tjerë...? Shko me vrap se ndryshe... një terror i jashtëzakonshëm. Unë e nxora formularin, e bëra publik formularin, që e kishin blerë një zyrtar i Lushnjes, nuk u bë asgjë. Një ish e tërbuar e shoqes Belinda, një Laureta Rroshi, që ka qenë drejtoreshë te Albkontrolli, vinte makina edhe pse ishte shkarkuar, vinte prapë makina e Albkontrollit. I thashë dhe ditën që kishte bërë aksident, me makinën e shtetit, me shofer shteti. Ja nxora dhe shoferin që e kishte atje dhe të gjithë me radhë. Çfarë u bë? Apo atë zyrtaren tjetër që ndërkohë që ishte zyrtare e KESH-it që merrte lekë si këshilltare. Të gjitha këto...
Po këta që vinin rrinin nga mëngjesi deri në darkë edhe pse ishin në punë, gjoja, punë shteti. Që unë i kam kapur me video, që rrinin duke ngritur dolli rakie ditën, që duhet të ishin në punë të shtetit.
Edhe pse para të gjithë referimeve në SPAK, nuk ka asnjë gjë. Domethënë, të vësh duart në kokë dhe thua, nuk ka mundësi, sepse nuk bën vaki kund tjetër që të trajtohet shteti si plaçkë lufte.
Këta kishin kaq shumë lekë sa i thoshin gjithë bizneseve, shiko, nuk dua asnjë lekë nga ty se s'kemi ku t'i çojmë. Dakord? Po. Por dua të gjitha votat. Bëj vaki, nuk del, me datën 12 llafosemi bashkë pastaj e ke të mbyllur biznesin....
© SYRI.net