Mbrojtja e Ballukut nga Rama, Baçi: Fieri nuk u fitua, por u grabit me pushtetin e shtetit

Mbrojtja e Ballukut nga Rama, Baçi: Fieri nuk u fitua, por u grabit me pushtetin e shtetit

12:53, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, duke komentuar fjalimin e djeshëm të Edi Ramës, që i doli në krah Belinda Ballukur dhe sulmoi SPAK, ka deklaruar se në Fier pushteti nuk është çështje posti, por kontrolli real mbi administratën dhe strukturat e shtetit.

“Fieri nuk u fitua, por u grabit me pushtetin e shtetit”, është shprehur ai, duke akuzuar se rezultati politik u ndikua nga makineria e pushtetit.

Pikërisht këtu lind pyetja: kur kontrollon emërimet, tenderët dhe administratën, a mund të flitet vërtet për mungesë pushteti?

Reagimi:

"Udhëheqësi suprem", duke folur para "deleve" të tij, u mundua t’i mbushë mendjen opinionit publik (jo "deleve" që kishte përpara, që e dëgjonin sikur fliste Zeusi, sepse ata as mendojnë, as shikojnë, as dëgjojnë), se "plaçkitsja" e tij kishte arritur rezultate elektorale si asnjë tjetër, jo nga pushteti që kishte, por nga lidhja me zonat që ajo mbulonte dhe aftësitë e saj të veçanta.

"E di që ka mes nesh që mendojnë se fitoret shembullore elektorale të Belindës dhe skuadrës së saj burojnë nga fuqia e pushtetit që kishte. Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme vendore", tha udhëheqësi suprem para deleve të tij.

"Ajo do të vazhdojë të drejtojë qarkun dhe nuk do të ketë pushtet", tha Rama i "plaçkitsës".

Por ajo që unë di me siguri, vazhdoi ai, është se pakkush mban kontakt me territorin duke shkuar rregullisht në zona.

Në fakt, plaçkitsja vazhdon të jetë më e pushtetshme se më parë. Nuk ka nevojë të jesh në zyrë ministri, apo zv/kryeministër, kur porositë janë të veçanta dhe të prera nga "udhëheqësi suprem".

Mungesë pushteti është kjo?

Asnjë pengesë kërkesave për emërime në punë, heqje nga puna, tenderime dhe çdo gjë tjetër që vjen nga plaçkitsja.

Mungesë pushteti është kjo?

Tenderat dhe koncesionet vazhdojnë dhe, për rrjedhojë, vazhdojnë edhe të mirat materiale të vijë në xhepat e plaçkitësve.

Mungesë pushteti është kjo?

Vazhdojnë të drejtojnë drejtorë, shefa dhe përgjegjës të emëruar nga vetë ajo!

Mungesë pushteti është kjo?

Vazhdon të emërojë kë të dojë dhe të largojë kë të dojë!

Mungesë pushteti është kjo?

Emëroi ministra dhe bëri çfarë deshi ajo në lëvizjet e fundit të qeverisë!

Mungesë pushteti është kjo?

U konfirmua si drejtuese politike e qarkut që e vodhi në 11 maj dhe e ka uzurpuar në çdo qelizë të tij, me kompetenca të plota dhe e plotpushtetshme për të vendosur për çdo gjë...

Mungesë pushteti është kjo?

U largua nga Fieri për ca kohë, nga halli që e kishte zënë si plaçkisë dhe u rikthye si pushtuese, për të riplaçkitur me tjetër status tani, gjasme pa pushtet ekzekutiv, por në fakt me pushtet politik të pakufizuar, si e dërguar e posaçme e udhëheqësit suprem!

Aq sa dhe kryetari i bashkisë, që gjasme zgjidhet me votë dhe është socialist i thekur, bëri festë në bashki, shtroi banket dhe qerasi gjithë punonjësit, kur plaçkitsja mori rrugën e burgut... se e ktheu dhe atë në një shërbëtor të vetin plaçkësja.

Por, nga ç’kujtoi dot, s’ka shpëtuar, sepse tani e ka më keq akoma... dhe zjarri i hakmarrjes mbi ne do të bjerë... është dhënë alarmi në bashki dhe në NJ.V.

Udhëheqësi suprem doli zbuluar më në fund. Drejtësia, kur vjen te dera e tij, nuk është më drejtësi, por padrejtësi dhe nuk mund të pranohet!

83 dhe më shumë mandatet e vjedhura për këtë punë janë bërë barrikadë për hajdutët e qeverisë!

Zgjidhja mbetet në duar të qytetarëve, s’ka zgjidhje tjetër!

Në 12 mars, në orën 10, të gjithë para parlamentit, plaçkitarët dhe hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në sallën e parlamentit!

\

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco