Mbrojtja që dje kryeministri Edi Rama i bëri Belinda Ballukut ishte një mesazh i qartë jo vetëm për prokurorët e SPAK por dhe për për hierarkinë e pushtetit brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste, analizon Brisida Shehaj e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
‘Ai nuk dha mesazh vetëm për prokurorët, po ai dha mesazh brenda Rilindjes, që Bela është e paprekshme’ argumenton Shehaj
Në analizën e saj Shehaj sjell shembull qëndrimin që Rama mbajti për raste të tjera si Ilir Beqajn, Erion Veliaj, Ahmetajn, për të cilët Rama u distancua shpejt. Një qëndrim totalisht i ndryshëm nga ai i djeshëm i Ramës në grupin PS kur bëri të qartë se ‘unë Belën nuk e lëshoj”
Në fjalimin e tij, kryeministri jo vetëm që e mbrojti Ballukun, por i atribuoi asaj një sërë meritash, përfshirë projekte të nisura përpara mandatit të saj duke e shpallur atë si një figurë të paprekshme dhe qendrore në kabinet.
Për Shehajn mesazhi duket se ka dy drejtime: njëri për sistemin e drejtësisë, se ministrja gëzon mbështetje absolute, dhe tjetri për anëtarët e partisë, se pushteti real dhe aftësia për të emëruar në poste kyçe, nga drejtorë policie te ministra, qëndron pikërisht te Balluku.
Kujdesi që duhet të tregonin prokurorët e SPAK-ut duhet të ishte shumë e madh. Dhe kur flas kujdesi, flas që do të ishin të saktë në kopësitje për të mos lënë asnjë lloj hapësire. Dhe kur flasim bëjmë një dosje të tillë ku janë në lojë 1.2 miliardë euro, sigurisht nuk mund të shkohej me masa pezullimi, por unë nuk mendoj që kjo është një dosje që e kanë bërë prokurorët e SPAK-ut. Dhe nuk mendoj që ky është një vullnet i lirë i SPAK-ut. Dhe të gjitha veprimet po të shohësh, tregojnë që më shumë te këto veprimet është testuar vullneti i Edi Ramës, sesa është kërkuar drejtësia apo masat e sigurisë, apo masat e pezullimit, siç i kërkon ligji për një zyrtar të korruptuar.
Ne s'po flasim as për korrupsion në fakt, po flasim për shkelje të barazisë së tenderave. Unë dje kam dëgjuar me shumë vëmendje që nga Ulsiu, edhe Edi Rama. E kam dëgjuar me vëmendje pikërisht se doja të shikoja argumentet që do të përdornin. Por në disa momente, edhe Ulsiu kishte të drejtë. Kur thoshte, nëse ti pretendon dhe vjen këtu te ne, që kjo zonja ka intimiduar dëshmitarët, atëherë pse nuk ka një akuzë? Ushtrimen e ndikimit të paligjshëm, apo kërcënimin, kërkesë për prishjen e provave, apo, ku di unë, një akuzë të ngritur për këtë zonjën. Dhe këtu s'do kishim as flagrancë. Sepse flasim që është një zonjë e cila ka regjistruar një zyrtar tjetër por nuk është Belinda.
Në qoftë se ti i thua, pezulloj unë Belindën nga detyra mos prishi provat. Ti e di shumë mirë që ato provat janë në institucione shtetërore. Dhe sot Belinda dhe sot që flasim e pezulluar, ka më shumë pushtet se edhe ai që është vënë ministër atje, apo të gjithë ministrat e e këtij kabineti. Pra kjo më tepër, dhe të gjitha hapat që janë bërë, janë bërë për t'i dhënë hapësirën dhe kohën e Ramës dhe mundësinë Ramës, nga këta partnerët ndërkombëtarë, që të distancohej nga kjo histori.
Ajo që ja vlen të diskutohet nuk është më Bela. Ajo, ajo që ne duhet të diskutojmë është sjellja e Ramës.
Po të shohim, është e para dhe e vetmja herë që Edi Rama mbron dikë. Pra ai përmendi dje me keqardhje Erionin, por ai Erionin e shkarkoi nga çdo lloj funksioni përpara se ta arrestonte SPAK-u. Ai foli me keqardhje për Ilir Beqjan, po ai i shkarkoi përpara se të vepronte SPAK-u. Ai foli pa keqardhje për Belën Ahmetaj. Po ishte i pari që e shkarkoi.
Ne kemi parë rastin Çyrbjas mos gaboj. La mandatin dhe pastaj u arrestua. Pra, ky zotëri i ka ditur më përpara veprimet për zyrtarët e tij, i ka shkarkuar, është distancuar. Në këtë rast ai jo vetëm nuk e lëshoi Belinda Ballukun, por dje në atë fjalim të gjatë, ai nuk dha mesazh vetëm për prokurorët, po ai dha mesazh brenda Rilindjes, - Se PS nuk e them dot - që Bela është e paprekshme. Mos kujtoni ju se Bela tashmë nuk është më ministre. Po Bela është drejtuese qarku. Po Bela është ajo që i bëri të gjitha. Pra ai dje i dha merita deri te bursa e energjisë, ja dha Belinda Ballukut, por që ndërkohë është firmosur dhe është bërë në kohën e Damian Gjiknurit. Pra, çdo lloj gjëje, ai i veshi dje te Bela, për të dhënë mesazhin prokurorëve, që unë këtë nuk e lëshoj. Për t'i dhënë mesazhin Belës, dhe bravo i qoftë, shapo Belës, që është e vetmja që e detyroi Ramën deri në këtë nivel, të hynte në konflikt me Bashkimin Europian, të hynte në konflikt me ndërkombëtarët, me këdo, të shkelte atë drejtësinë e re që e bëri ky, arritjen e madhe.
Dhe mbi të gjitha dha mesazhin brenda, atyre që mund të guxojnë brenda Partisë Socialiste, siç ishte dhe shkarkimi i Elisës, apo ndonjë shkarkim që mund të vijë rrugës, që mos flisni. Kryeministër s'jam unë, kryeministër është Bela. Pushtetin e ka Bela. Bela të bën Drejtor të Përgjithshëm Policie. Bela të bën ministër Energjetie. Bela të bën drejtor Porti, zv.drejtor Porti. Bela të bën drejtor në OST. Bela të bën drejtor në OSHEE. Bela të bën ministre Financash. Bela. Bela të bën ministër Mbrojtje.
Kjo është ajo që ne duhet të lexojmë nga nga e gjithë historia. Sa i përket pastaj dosjes hetimore, sigurisht kjo dosje është si të gjitha dosjet. Unë nuk di të të them, përveç, sinqerisht, përveç dosjes së Veliajt, që Ols Dado ka bërë dhe është i vetmi vendim gjykate që unë kam lexuar, që është i saktë në kronologji, që nuk kalon nga një cep në një cep, po e merr në vijë logjike dhe në argument të gjithë shkeljen dhe vijimësinë dhe historikun dhe pasojat që ka ka sjellë ajo shkelje, unë nuk kam parë ndonjë hetim prokurorie i cili të ketë qenë mbresëlënës për këto rrogat 8000 euro dhe 9000 euro në muaj që marrin këta njerëz më shumë se se Gratteri në Itali apo ndonjë prokuror tjetër nga këta të nivelit të lartë që janë prokurorët antimafia.
© SYRI.net