Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Qepeni!

Qepeni!

19:09, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Nga Ylli Dylgjeri

Ky është mesazhi që i dha Rama sot atij grupi që quhet PS!

Ky është mesazhi që i dha Drejtësisë!

Ky është mesazhi që i dha Opozitës!

Ky është mesazhi që i dha Medias.

Ky është mesazhi që i dha Publikut.

Ky është mesazhi që i dha edhe SPAKU-t: Mos kërkoni kokën e dikujt me muhabete telefoni, Ballukun nuk e lëshoj!

Ky është mesazhi që u dha Ndërkombëtarëve

Qepeni nëse doni të punoni, të bashkëpunoni apo të ngriheni në karrierë!

Qepeneni nëse doni të fitoni lek, te hani kumbulla, dardha e mollë etj.

Unë nuk ju ruaj por njëherësh ju them: Qepeni! Vidhni me gojë qepur!

Dmth: Vidhni po mos pirdhni!

Ky është mesazhi që i jep hajduti  hajdutit më të ri në Qeveri.

Ky është mesazhi që nuk mbron vlerat por hajdutin që vjedh për Ramën.

Pasi zhvirgjëroj gjysmën e qeverisë dhe administratës u thotë: Qepeni!

Sepse Rama nuk është profesionist në Politikë, në profesion, në sport, apo hajdutllëk.

Rama nuk ishte profesionist as në basketboll. Ai ishte një lojtar basketbolli rrugice, jashtë rregullave të lojës së basketbollit  profesionist të NBA, NCAA, a ndonjë kampionati tjetër. Dhe në lojën e rrugicave nuk ka arbitër që të detyrojë të luash sipas rregullave. Vetëm mirëkuptimi e bën lojën në rrugicë. Dhe sot Rama sërish solli mirëkuptimin  me Belindën:

do të heq nga çdo detyrë në Qeveri, por do luash si të them unë në Parti!

Rama sërisht po grumbullon pushtet sado të hartuara të jenë rregullat, ligjet, Kushtetuta, thjesht teksi i tyre nuk mund të jetë garant për Demokracinë.

Sot ra Reforma në Drejtësi.

Sot u shkel prap Kushtetuta.

Sot u dha Urdhri i diktatorit: Qepeni!

Sot na tha: Unë jam Diktatori!

Nëse s’do ta pranoni: Shqepuni dhe dilni në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco