Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Marash Logu: SPAK duhet të hetojë edhe rolin e kryeministrit në aferat e Ballukut

18:10, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristi Marash Logu deklaroi se hetimet për aferat e dyshuara me tenderat që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku nuk duhet të ndalen vetëm tek ajo, por duhet të shtrihen edhe tek roli i kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV me Sonila Meçon, Logu u shpreh se nga komunikimet e publikuara deri më tani rezulton se në disa raste përmenden takime apo porosi që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin. Sipas juristit, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë SPAK duhet të hetojë se kush ka qenë në të vërtetë orientuesi dhe paracaktuesi i këtyre procedurave.

Marash Logu: Në këtë histori, edhe ata që kanë dalë deri më tani në mënyrë shumë të qartë gjatë komunikimeve që Belinda Balluku ka patur me vartësit e saj, dalin ata që janë porosi e Ramës, këtë e ka takuar Rama, këtij u tha në telefon Rama...etj-etj. Tani, SPAK nëse do të kuptojë, se patjetër që gjithë akuza që i ka ngarkuar Belinda Ballukut i meriton plotësisht. Pra, që ajo i ka orientuar, orkestruar fituesit paraprakisht, e kështu me radhë. Por për këta që thonë janë porosi e Ramës, këta që i ka takuar Rama, këtë që po themi se na ka thënë Rama në telefon etj etj. Kush i bie që të jetë orientuesi, orkestruesi, paracaktuesi i mirëfilltë i këtyre aferave. Dhe kam përshtypjen që fakti që në mënyrë shumë të qartë dhe me aq sa ka dalë, është bërë publik përfshirja e vetë kryeministrit, është arsyeja që ne po shohim krejtësisht një qasje tjetër që ka patur kryeministri me këtë histori.

Se të thuash për tunelin e Llogarasë që paracaktoi Belinda Balluku fituesin, pra kompaninë turke, në një kohë që në Stamboll edhe fotot që kanë dalë pas denoncimit që bëri zoti Arben Ahmetaj, patjetër që kanë dalë në mënyrë shumë të qartë që në atë takim ishte Rama që e mori me vete Belindën dhe nuk ishte Belinda që e mori me vete Ramën e ti thoshte hajde me mua se do shkojmë të takojmë një biznesmen turk që do japim tunelin e Llogarasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco