Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Noka: Kodi i heshtjes në PS, Edi Rama nuk e fsheh dot frikën që i dukej në fytyrë

Noka: Kodi i heshtjes në PS, Edi Rama nuk e fsheh dot frikën që i dukej në fytyrë

16:02, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, ku Rama vendosi kodin e heshtjes mes të tijve.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS 
Sadoqë që u mbrojt me fjalë, Edi Rama nuk e fshehu dot frikën, që sot ishte aq e dukshme në pamjen e tij saqë një çast mendova se regjia do kalonte në hapësirë publicitare, vetëm për t'ia shpëtuar atë çikë fytyrë që i kishte mbetur. 

I ka hapur luftë të gjithëve, prandaj dhe kapet me thonj pas mandateve. Është ende në fazën tranzitore midis mohimit dhe pranimit se është radha e tij e s'ka nga t'ia mbajë. Pavarësisht se aty në grupin socialist janë gati të shkelen me këmbë që ta shpëtojnë, por ferra ka marrë uratën. 
Nuk e shpëton dot kush. As recitimet e gjata para grupit, as heshtja e disa ndërkombëtarëve, që e shikojnë mungesën e koherencës në qëndrimet e mëparshme ndaj drejtësisë; as ata nuk e shpëtojnë dot nga vetja dhe nga fundi. 

As gëk as mëk, u tha Narkosi të vetëve. 
Heshtje, verbëri dhe shurdhëri e urdhëruar.  
Fiks si organizatë kriminale që janë. 

Ndërkombëtarët e Reformës le ta shohin armikun e drejtësisë. Ja ku e kanë, me zë dhe figurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco