Profesor Ardian Muha: ‘Shkencofobia’ e qeverisë Rama e çoi kërkimin shkencor në krizë të shumanshme

12:30, 07/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kërkimi shkencor në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë e të shumanshme, duke rrezikuar jo vetëm të ardhmen e universiteteve, por edhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Profesor Ardian Muhaj, studiues dhe historian ngriti alarmin për një situatë të përkeqësuar ndjeshëm nga mungesa e financimit, mungesa e një vizioni të qartë dhe qasjes së “shkencofobisë të institucionalizuar” nga qeveria Rama.

I ftuar në tryezën e PD-së për arsimin organizuar sot profesor Ardian Muhaj, tha se kërkimin shkencor ndodhet në një krizë të shumanshme.

”Financimi është më i ulëti në Europë, madje shumëfish më i ulët se mesatarja europiane.. Ka mungesë të vizionit të qartë të kërkimit shkencor’ edivendoi Muhaj

Pasojë dramatike është dhe largimi i trurit akamedik.

‘Largohen jo se nuk e duan Shqipërinë por nuk kanë kushtet dhe ambientin e duhur për të shpalosur talentin” thekson ai.

Një nga pikat më kritike të kësaj krize është “bllokim sui generis” ndalimi i programeve të doktoraturës për gati një dekadë. Ky vendim ka krijuar një hendek të thellë gjeneratash, duke i mohuar sistemit akademik freskimin me kërkues të rinj shkencorë. Muhaj paralajmëron se pasojat e këtij bllokimi do të jenë afatgjata dhe do të duhen dekada përpjekjesh serioze për t'u rikuperuar, duke e krahasuar situatën me mbylljen e plotë të prodhimit ekonomik të një vendi për 10 vite.

Fjala e profesor Ardian Muhajt

Përkundër dhimbjes për dramën në të cilën kalon arsimi në përgjithësi dhe kërkimi shkencor në veçanti, duke shkuar direkte në temën e e kërkimit shkencor, si pjesë më e gjerë e e krizës së arsimit në Shqipëri, mund të themi shkurtimisht se sistemi ynë i kërkimit shkencor ndodhet në një krizë të shumanshme.

Së pari, është financimi i ulët, jo i ulët në terma relativ, por më i ulti në Evropë, dhe jo thjesht më i ulti në Evropë, por shumëfish më i ulët se mesatarja evropiane. Gjermania për shembull e kalon 3% të prodhimit të brendshëm bruto, por vendet evropiane si mesatare e kanë 2 deri në 3%. Shqipëria nuk kap as 0.5%, me të gjithë ato metodologjinë e jo të saktë të INSTAT-it.

Problemi nuk është vetëm mungesa e financimit, është mungesa e vizionit të qartë për kërkimin shkencor, mungesa e vendosjes së kërkimit shkencor si prioritet i një strategjie kombëtare për arsimin.

Vendet e zhvilluara kërkimi shkencor është pjesë e strategjive kombëtare të zhvillimit, ku institutet, universitetet dhe dhe institutet kërkimore janë të lidhura ngushtë me teknologjinë dhe me politikat publike. Në Shqipëri, përkundrazi, kërkimi trajtohet si margjinal, periferik dhe asnjëherë si prioritet kombëtar. Kjo situatë reflektohet edhe në performancën e universiteteve,  sidomos në aspektin e kërkimit shkencor, dhe është edhe testueshmëria më e qartë sepse ka të bëjë edhe me me dukshmërinë ndërkombëtare të të performancës.

Të dhënat e rankimeve ndërkombëtare tregojnë një prirje shqetësuese.  Në vend që të afrohen mbi me standartet evropiane, universitetet tona po largohen për çdo vit e më shumë nga këto standarte. Treguesit e përmbledhur për periudhën 2015-2026 tregojnë pikërisht këtë.

Një rënie të vazhdueshme të performancës relative në krahasim të universiteteve shqiptare, në krahasim me institucionet ndërkombëtare sipas vlerave të produktit shkencor, inovacionit dhe ndikimit në shoqëri. Këto të dhëna tregojnë një realitet edhe më të hidhur.

Sepse e para rënia siç shihet aty edhe në grafikun e institucioneve të huaja të rangut, nuk është graduale dhe minimale, por e fortë dhe e përshpejtuar dhe akoma dhe më e keq, kjo rënie po shkon duke u përshpejtuar gjithnjë e më shumë. Kjo është pasqyrë e realitetit të sistemit tonë akademik, me laborator të pamjaftueshëm, të kufizuar, financime minimale për projekte kërkimore, mungesë infrastrukture moderne, distancë e madhe mes universitetit dhe ekonomisë reale.

 Pasoja tjetër dramatike është largimi i trurit akademik. Çdo vit shumë studiues largohen nga nga Shqipëria, jo pse nuk e duan Shqipërinë, por sepse nuk i kanë kushtet, mbështetjen dhe dhe ambientin e duhur për të shpalosur aftësitë dhe talentin e tyre.

Kjo krizë akute demografike në komunitetin akademik, përveç  elementit të largimit të trurit, ka dhe elementin tjetër të bllokimit sui generis, diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk ndodh, është shumë e vështirë t'i gjesh shoqen në botë, të bllokimit, të ndalimit të freskimit të komunitetit të kërkimit shkencor, kërkuesve shkencorë, me resurse të reja njerëzore.

Ndalimi i doktoraturave për gati një dekadë dhe gjoja lejimi i doktoraturave pas gati një dekade, do të sjellë pasoja të cilat me përpjekje serioze dhe nuk do të mund të rikuperohen për dekada.

Pra, kemi një dekadë që nuk kanë dalë kërkues shkencorë nga ë universitetet apo institucionet kërkimore shkencore të Shqipërisë. Është sikur të mbyllësh prodhimin ekonomik për 10 vite dhe të pretendosh pastaj zhvillim ekonomik. Unë do të shkoj tek disa hapa që edhe në prezantimin e programit të Partisë Demokratike i kemi i kemi theksuar dhe asnjëherë nuk është e tepërt që t'i ritheksojmë.

Natyrisht këto hapa nuk i drejtohen asaj qeverie që është shkaku dhe e ka sjellë situatën në këtë gjendje, por i drejtohen, i adresohen për ndërgjegjësim shoqërisë shqiptare dhe për për implementim qeverisë së ardhshme të drejtuar nga opozita e sotme.

Së pari, rritjen graduale dhe të qëndrueshme të financimit për kërkim dhe zhvillim deri në afrimin me standartet europiane.

Së dyti, krijimin e një strategjie kombëtare të mirëfilltë për kërkimin dhe inovacionin, e cila të përcaktojë prioritetet e kërkimit shkencor në vend.

E treta, forcimin e institucioneve dhe krijimin e kushteve që studiuesit shqiptarë të mund të punojnë dhe të zhvillojnë aftësinë dhe talentin e tyre brenda vendit.

E fundit, ndërtimin e një lidhje të vërtetë mes shkencës dhe ekonomisë, sepse vetëm kështu kërkimi mund të shndërrohet në aset ekonomik, social dhe zhvillim real.

Duke e mbyllur, një term që e përmbledh më së miri edhe mentalitetin e pushtetit të sotëm është shkencofobia dhe kjo shkencofobi dhe institucionalizim i shkencofobisë duhet të marrë fund, sa më parë aq më mirë përpara se të jemi tepër vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco