Analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderator Bled Marku, ka komentuar krizën e re politike në Kosovë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri dhe mundësisë për zgjedhje të reja.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti kishte një mundësi të favorshme pas fitores së thellë në zgjedhje, por vendosi të kontrollojë të gjitha institucionet, çka sipas tij mund ta vendosë në një situatë të vështirë politike.
Analisti komentoi edhe situatën e Vjosa Osmani, duke thënë se përveç rivalitetit me Kurtin, ekziston edhe kundërshtimi i opozitës ndaj saj. Sipas tij, edhe nëse Osmani do të propozohej sërish për presidente, ajo do ta kishte të vështirë të siguronte votat e opozitës në parlament.
Spahiu theksoi se zgjidhja më pragmatike për Kurtin do të kishte qenë t’i linte opozitës të drejtën për të propozuar kandidatin për president, duke garantuar votat e mazhorancës për ta kaluar atë në Kuvend.
Në analizën e tij, Spahiu u ndal edhe te lodhja e qytetarëve nga proceset e shpeshta zgjedhore, veçanërisht te diaspora kosovare, e cila sipas tij ka bërë sakrifica të mëdha për të votuar.
‘Albin Kurti mund të ishte në pozitë komode pas fitores prej 51% që ta mbante qeverinë dhe institucionet e tjera dhe thjesht mund ta dhuronte pozicionin e presidentit, t'ia linte opozitës dhe të ishte komod në qeverisjen e tij, por deshi t'i kapë të gjitha dhe tash duket se do të ngel pa asgjë.
Përsa i përket zonjës Osmani, nuk është vetëm xhelozia e Kurtit, është edhe xhelozia e opozitës. Tjetër gjë lojërat që bëhen tani. Epo, si edhe sikur ta propozonte zonjën Osmani, ajo prapëseprapë nuk do ta arrinte që t'i merrte votat e opozitës për zonjën Osmani. Kështu që e vetmja mundësi për Kurtin ishte që t'i jepte opozitës presidentin dhe t'ju thoshte që propozoni kë të doni, ë, i keni edhe votat e mia dhe të kalonte mbi këtë çështje.
Madje kishte mundësi të zgjidhte në mes të kandidatëve, në mes të PDK-së dhe LDK-së. Por nuk e bëri dhe domethënë tërhoqi shumë litarin nga vetja dhe kur tërheq litarin shumë nga vetja, atëherë edhe mund të këputet litari.
Qytetarët janë të lodhur nga, nga zgjedhjet. Sidomos për diasporën, e cila shumicën absolute të saj ia jep votën për Albin Kurtin. Vota e qytetarit në Kosovë nuk ka ndonjë kosto të madhe për, për vetë qytetarin, domethënë sepse del, shkon, bën një shëtitje deri në shkollën më të afërt dhe e rrethon aty një emër ose një parti.
Por për qytetarin e diasporës, ajo ka një kosto. Duhet, domethënë të dërgosh një zarf, mund të kushtojë diku 30 ose 40 euro e më tepër, të shkosh në ambasadë duhet të harxhosh benzinë me veturë për ëh, po ashtu, diku mund të harxhosh mbi 60-70 euro e më tepër, pavarësisht prej distancës që ke me ambasadën, ose dhe të vish në vend për të votuar, duhet të paguash avionin për, për të ardhur, për të vënë një votë. Dhe këtë sakrificë diaspora e ka bërë për Albin Kurtin.
Plot njerëz kanë ardhur për të votuar, ëh, pikërisht, domethënë, kanë paguar avionin ose i kanë hipur veturës dhe kanë ardhur për vetëm për t'i dhënë një votë Albin Kurtit. Dhe tani, kur qytetari sheh se ka, po abuzohet me këtë gjë, me këtë dëshirë, ose me këtë simpati të flaktë, dhe mund të heqë dorë nga, nga...
Po. Po, por nuk e besoj që kjo mund ta, mund të të shtyhet deri në verë. Gjykata Kushtetuese është kryesisht, nuk është në dorën e Albin Kurtit. Gjykata Kushtetuese, nuk është që e Kosovës, po flas, për këtë nuk është që ka ndonjë integritet profesional dhe integritet moral të tillë sa të të japë vendime të cilat janë kryekëput në frymën e Kushtetutës ose me Kushtetutë, me, domethënë me bazë të Kushtetutës.
Zakonisht deri më tani Gjykata Kushtetuese ka dhënë veprime, vendime të anshme që kryesisht nuk kanë qenë në dobi të Kurtit, sepse shumica e gjykatësve nuk kontrollohen aty nga Kurti dhe nuk janë të pavarur siç duhet të ishin në fakt. Kështu që, unë nuk e besoj që Gjykata Kushtetuese do të bjerë ndonjë, ndonjë vendim në favor të Kurtit’, tha Nexhmedin Spahiu gjatë intervistës në SYRI TV.
© SYRI.net