Mediu takon zyrtarin e lartë amerikan në NATO: Kontroll më i rreptë i investimeve që burojnë nga droga dhe korrupsioni

Mediu takon zyrtarin e lartë amerikan në NATO: Kontroll më i rreptë i investimeve që burojnë nga droga dhe korrupsioni

11:35, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri me dije se është takuar me një zyrtar të lartë amerikan në NATO.

Mediu shprehet se ka biseduar me Scott W. Bray, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë në NATO për investimet teknologjike dhe ekonomike.
Sipas Mediut, NATO duhet të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perëndimor një kontroll më të rreptë të investimeve të huaja nga Kina dhe Rusia.
Po ashtu, duhet një kontroll i rreptë edhe për investimet që vijnë nga veprimtaritë kriminale si droga dhe korrupsioni.

POSTIMI I PLOTË

Bruksel: Takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Scott W. Bray, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë në NATO, prezantoi temën “Sfidat ruse dhe kineze për sigurinë euro-atlantike”.

Z. Bray vuri theksin në rëndësinë që kanë investimet teknologjike dhe ekonomike, si dhe në rrezikun që interesat ekonomike afatshkurtra të cenojnë interesat e sigurisë së NATO-s.

Në fjalën time dhe në bashkëbisedim me z. Bray, kërkova që, krahas SHBA-së dhe BE-së, është e domosdoshme që edhe NATO të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perëndimor miratimin sa më parë të ligjit për kontrollin e investimeve të huaja, sidomos atyre që vijnë nga Kina dhe kanë lidhje me Rusinë. Gjithashtu, kërkova kontrollin e investimeve në teknologji, infrastrukturë kritike, qendrat e të dhënave (data center), sistemet “smart city” dhe sistemet e vëzhgimit. Theksova detyrimin që, në investimet private dhe në ligjet e prokurimeve, të deklarohen asetet e kompanive offshore dhe përfituesit e tyre. Po ashtu, eliminimin e ligjeve speciale për interesa klienteliste jo transparente, që kthehen në interesa korruptive.

Gjithashtu, kërkova një kontroll të rreptë të investimeve, sidomos atyre që burojnë nga veprimtari kriminale si droga dhe korrupsioni, luftën kundër pastrimit të parave, si dhe miratimin e ligjeve strikte për të frenuar mundësinë e infiltrimit të tyre në çështje të sigurisë, siç ndodhi me AKSH-në në Shqipëri.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco