Lista Epstein po rrëzon qeveritë në Europë/ Nikola Kedhi zbulon pse zyrtarët po japin dorëheqje masive

18:57, 15/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Publikimi i dokumenteve të lidhura me skandalin “Epstein” ka shkaktuar një tërmet politik, veçanërisht në Europë, ku një valë dorëheqjesh të zyrtarëve të lartë ka vënë nën presion elitat politike në pushtet.

I ftuar në SYRI i BOTËS SYRI TV me Dori Dakën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikola Kedhi thekson se arsyeja kryesore pse Europa është goditur më rëndë është se “kanë dalë në më shumë e-mail-e kompromentuese zyrtarët europianë sesa zyrtarët amerikanë”.

Kultura e llogaridhënies në Perëndim, ku zyrtarët japin dorëheqjen, është një faktor kyç. Rasti i Britanisë së Madhe, ku ish-kryeministri Boris Johnson u detyrua të largohej për një festë ditëlindjeje gjatë pandemisë, tregon për një standard të lartë, i cili tani po aplikohet edhe për skandalin Epstein, duke çuar në dorëheqje të shumë zyrtarëve pranë qeverisë.

Sipas Kedhit, kjo situatë vjen në një moment kur elitat politike europiane janë në një pozitë të vështirë. Liderë si Emmanuel Macron në Francë po përballen me nivele historikisht të ulëta popullariteti, ndërsa në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD po forcohet. Këto elita po përdorin të gjitha mjetet për të mbajtur pushtetin përballë kundërshtarëve që gëzojnë mbështetje në rritje.

Intervista në studio:

Daka: Do të doja një mendimin tënd për publikimet e fundit të listës apo të materialeve të Epsteinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë janë për ty, e para dhe e dyta, përse ka kaq shumë dorëheqje zyrtarësh të lartë, politikanësh në Europë përkundër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Pra, si ka ndikuar kjo në Europë dhe pse po dorëhiqen kaq shumë në Europë?

Kedhi: Po e thënë thjesht, sepse kanë dalë në më shumë imejle kompromentuese zyrtarët europianë sesa zyrtarët amerikanë. Ë, vërtet kanë dalë rreth 3 milionë faqe për çështjen e Epstein-it, po ë, jo domosdoshmërisht përmendja e emrit aty, apo dhe njohja me të, përbën një krim. Pra duhet t'i ndajmë. Ka disa aspekte të cilat përbëjnë një vepër penale, ndoshta në rastin e Princit Andrew, që është shembulli më tipik, më i njohur i kësaj. Ka të tjera që janë, kanë një peshë morale dhe janë dorëheqje morale. Dhe ka të tjera që janë thjesht përmendje e emrit dhe nuk përbëjnë asnjë problem. Përmendet emri i presidentit Trump, por kam përshtypjen që e nxjerr në një dritë më të mirë presidentin Trump. Përmendja në shumë raste aty del që Epstein ishte dikush, që ishte kundër presidentit Trump, asaj që Trump përfaqëson e të tjerë me radhë, duke u përpjekur dhe gjatë presidencës që ta dëmtojë, ndërkohë që kemi raste të tjera të zyrtarëve europianë që, si në rastin e zyrtarit që ishte në Shqipëri për shembull, që thoshte sa vajza të bukura ka Shqipëria e të tjerë dhe këto natyrisht që do pasohen me një dorëheqje, sepse edhe në qoftë se nuk ke një vepër penale, është pjesa morale më pas. Po unë doja të thosha këtë, që në botën perëndimore jepen dorëheqje, ndryshe nga Shqipëria ku edhe mbrohen politikisht.

Daka: Kemi dhe rastin e Britanisë së Madhe, janë një sërë zyrtarësh të lartë pranë kryeministrit që janë dorëhequr, edhe shefi i, le të themi i stafit, apo edhe personi që merret me komunikimin. Pra nuk janë pak njerëz këta që po ikin vetëm nga një përmendje emri. Ndoshta në të ardhmen do ketë sigurisht edhe më shumë reagime. Megjithatë, vijmë po.

Kedhi: Po, Boris Johnson-in e, jo vetëm një koment. Boris Johnson-in e detyruan që të jepte dorëheqjen për një festë ditëlindje ë, në kohën e Covid-it.

Daka: Po.

Kedhi: Ndaj, me akuzimin e Epstein-it patjetër që, në qoftë se vendos standartin e tillë, patjetër që do shoqërohet me dorëheqje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco