Dritan Nesho, shqiptaro-amerikani që bashkëpunon me liderët botëror

Dritan Nesho, shqiptaro-amerikani që bashkëpunon me liderët botëror

21:46, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Në konferencën e sigurisë së Munich-ut, e cila është konferenca më e rëndësishme në botë për problemet e sigurisë, nuk pamë pjesëmarrjen e kryeministrit Shqiptar, i cili po vuan shmangien dhe indiferencën e liderëve europianë.

Por zëri i shqiptarëve nuk mungonte. Dritan Nesho, CEO i Harris X, ishte pjesë e një paneli për perspektivën e Ukrainës me pjesëmarrjen e kryeministrit të Hollandës, Danimarkës, Presidentit të Kroacisë, Finlandës, dhe qindra personalitete botërore. Dritani paraqiti një sondazh dhe studim se çfarë mendon opinioni publik në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, me pjesëmarrje prej 6000 të anketuarve, se çfarë besojnë dhe çfarë kërkojnë nga politika për çështjen e Ukrainës.

Sondazhi i Harris X-Harvard është bashkëthemeluar nga Mark Penn, strategjisti i njohur amerikan i disa presidentëve dhe president i Stagwell Group, dhe Dritan Nesho i cili punon si strategjist i opozitës së bashkuar në Gjeorgji, qeverisë së Ukrainës, etj. Sondazhet e kësaj kompanie janë vlerësuar për saktësinë e tyre nga Presidenti Trump, duke i publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Harris X po bashkëpunon me SYRI TV në një projekt për të pasqyruar në të ardhmen e afërt opinionin publik në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, sondazhe që do të publikohen në 'Çim Peka LIVE'.

Një garanci që autokratët e Ballkanit të mos përgatisin opinionin publik me të dhëna të parashikuara për të justifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Sot në Konferencën e Sigurisë së Munih-ut, në panelin për Ukrainën, Alex Soros rrinte në sallë vetëm, i trishtuar për mungesën e vllait të tij, Edi, protagonist mediatik për Ukrainën dhe çdo gjë.

Shqipëria po ndryshon shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco