Gazi lotsjellës i përdorur nga policia gjatë protestës së opozitës nuk ka prekur vetëm protestuesit, por edhe kalimtarë të rastësishëm, mes tyre turistë të huaj që ndodheshin në zonë në momentin e ndërhyrjes.
Sipas pamjeve, disa qytetarë dhe vizitorë të huaj shihen në gjendje të rënduar, duke u përpjekur të largohen mes irritimit nga gazi. Në video dallohen persona që lotojnë teksa prekin sytë dhe fytyrën, dhe ndihmohen nga kalimtarë për t’u larguar nga zona e përfshirë nga tymi.
Siç duket nga pamjet, dhuna policore dhe gazi u përhap me shpejtësi edhe në rrugët përreth, duke prekur persona që nuk kishin lidhje me protestën.
© SYRI.net