Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente, mes një pjesëmarrjeje të gjerë qytetarësh nga i gjithë vendi. Tubimi, i cili nisi si një manifestim për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat politike të opozitës, është shoqëruar me tensione të shtuara në terren.
Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë, ku forcat e policisë kanë konfrontuar deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati. Sipas dëshmive dhe pamjeve që nga vendngjarja, deputeti është shtyrë dhe goditur me shkop gome, ndërsa më pas i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë.
Ndërkohë, protesta vijon dhe situata mbetet dinamike.
© SYRI.net