Protestuesi i plagosur në kokë Ilir Tushe rrëfen tmerrin: Policia më qëlloi me plumb gome, rashë përtokë

20:20, 10/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestues i lënduar në kokë gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj forcave të policisë, duke u shprehur se është qëlluar me plumb gome teksa filmonte me telefonin e tij.

Qytetari Ilir Tusha, në një dëshmi për gazetaren e SYRI TV, rrëfeu se ndodhej vetëm pak metra larg kordonit të policisë dhe po transmetonte video live në platformën TikTok, kur ndjeu një goditje të fortë në kokë që e rrëzoi në tokë.

“Isha përballë policisë, po bëja video live. Nuk kisha asnjë protestues tjetër para meje. Goditja ishte shumë e fortë dhe erdhi drejtpërdrejt nga përballë. Mendoj se ishte plumb gome, pasi me gurë nuk kishin pse të më gjuanin,” deklaroi Tusha.

Ai theksoi se në momentin e incidentit nuk ishte i përfshirë në asnjë akt dhune. Sipas protestuesit, për shkak se transmetimi ishte live, ai nuk është i sigurt nëse videoja e momentit të goditjes është ruajtur.

Ai këmbëngul se pozicioni i tij, ballë për ballë me efektivët dhe Kryeministrinë, e bën Policinë e Shtetit të vetmin burim të mundshëm të goditjes. Denoncimi përbën një akuzë serioze për përdorim joproporcional të forcës. Përdorimi i plumbave të gomës në rrethana të tilla konsiderohet një veprim i rëndë dhe skandaloz.

Qytetari Ilir Tusha:

Në momentin e parë që isha para, domethënë kryeministrisë, në momentin e parë që po gjuanin, në momentin e parë që po hidhnin molotov, isha diku te 6-7 metra larg gardhit të policisë, domethënë. Edhe isha me kamerë duke bërë video. Në atë moment, nuk e di fare, vetëm më ra diçka në kokë po shumë e fortë.

Rashë në tokë. Për momentin. Dhe mendoj se plumb gome se me gurë s'kishin policët që të më gjuanin mua. Normalisht isha, protestuesit i kisha prapa, nuk e kisha asnjë.

Gazetarja: Cilët, cilët ishin personat që mendoni se të goditën?

Po policët, se kush tjetër? Vetëm policia e ka mundësi domethënë që me më gjuajt. Me më gjuajti drejtpërdrejt, se nuk është se erdhi nga mbrapa, erdhi direkt nga balli i policisë. A nga tarraca, nga përballa, nga qoshet e kryeministrisë nuk e di, vetëm di që më ka rënë dhe më ka goditur.

Gazetarja: Ju në atë moment çfarë po bënit konkretisht dhe e njetë?

Qytetari : Isha thjesht me video, me telefon duke bërë video live.

Gazetarja:Po bënit video me telefon dhe në këtë moment ju... nuk ju shoqëronte askënd.

 Qytetari : Aspak, thjesht vetëm kam parë veten që rashë në tokë dhe pastaj u çova me siklet. Vazhdova prapë protestën e kaq.

Gazetarja: Mendoni edhe njëherë pra që ishin policët ata sepse ishit shumë, ishin shumë pranë jush efektivët e policisë.

Qytetari : Nuk kisha, nuk kisha as edhe një civil përpara. Kisha vetëm uniformën e shtetit përpara, asnjë civil. Atë e jap me përgjegjësi të plotë. Se isha vetëm unë te gardhi i policisë, isha me video duke bërë video. Kaq.

 Nuk kisha asnjë protestues. Po të ishin goditur nga mbrapa do ishte nga mbrapa veshit ose hajde lulet e ballit.

Po po, s'kisha asnjë protestues përpara. Isha vetëm unë, dolën policë dhe flakadanët që po hidhnin nga mbrapa. Domethënë goditja ishte drejtpërdrejtë, direkt ballore, nuk është se më erdhi nga e majta, as e djathta, as hajde se më ke gjuajtur ndonjë protestues pa dashje. Ishte direkt, qëndrore domethënë, ballë për ballë te kryeministrisë, që normalisht nuk ka se nga vjen, përveçse policisë.

Dhe ishte aq e fortë saqë s'e mbaj mend gjë, domethënë. Turp është me thënë po gjunjëzohet ndonjëherë burri domethënë.

Ishte mëse e vërtetë kjo që po them unë e kupton, se s'kisha arsye, as s'kisha për të rënë unë vetë me kokë.

Po ajo erdhi domethënë,  nga ajo prapavijë, nuk është se erdhi e majtas, e djathtas, mbrapa. Ishte qendër te kryeministrisë, ballë për ballë kryeministrisë. Domethënë kishte se nga vinte. Nuk është se ishte goditja e majtas, e djathtas ose mbrapa, më erdhi direkt ballore. Përveç kryeministrisë, kush do gjente? Kush do e bënte atë punë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco