Rama s'do heqë imunitetin e Ballukut, Bardhi: Po ndërhyn në hetim aktiv, për të mbrojtur pushtetin e tij të korruptuar

Rama s'do heqë imunitetin e Ballukut, Bardhi: Po ndërhyn në hetim aktiv, për të mbrojtur pushtetin e tij të korruptuar

13:06, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se Rama po mbron pushtetin e vet të korruptuar pak pasi kryeministri deklaroi do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Rama, gjithashtu bëri të qartë se do të vijojë grushtin e shtetit për të mbrojtur zv/kryeministren e tij, Belinda Balluku, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë.

Në një reagim në facebook, Bardhi nënvizoi tre të vërteta të rëndësishme që lidhen me ndryshimin e ligjit në mes të hetimit dhe bashkimin e dy pushteteve për të goditur vendimet e gjykatave, duke theksuar se këto veprime janë një presion i organizuar ndaj drejtësisë.

 Rama, thekson Bardhi, po përdor politikën për të mbrojtur vetveten dhe për të shmangur pasojat e hetimit dhe  bën thirrje që Këshilli i Mandateve të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale, pa manovra politike.

Një thirrje ka dhe për Peleshin i cili duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë.

 

Ragimi

3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv:

1. Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten.

2. Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh. Është presion i organizuar kundër drejtësisë.

3. Kur thuhet se “nuk ka urgjencë” për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut, mesazhi është i qartë: Drejtësia duhet të presë. Pushteti ka nevojë për blerje kohe.

Pezullimi nga ushtrimi i funksionit publik nuk është shpikje e SPAK-ut. Është i shkruar në Kodin e Procedurës Penale. Ai vlen për çdo funksionar publik.
Për ministër. Për zëvendëskryeministër. Për kryeministër.

Kur ekzistojnë kushtet ligjore, mund të pezullohet kushdo, sepse pezullimi nuk paralizon shtetin. Paralizon vetëm personin nën hetim për të shmangur ndikimin përmes funksionit.

Arresti kërkohet kur rrezikohet hetimi përmes intimidimit të dëshmitarëve apo cenimit të provave. SPAK ka sjellë prova se këto rreziqe janë konkrete në rastin e Belinda Ballukut. Pra, janë dy masa paralele. Njëra mbron procesin penal, tjetra mbron institucionin. 

T’i ngatërrosh ato, siç bën Edi Rama, është deformim i së vërtetës me qëllim pengimin e drejtësisë.

Ligji është i qartë. Nuk ndryshohet sepse prek pushtetin.

Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale, pa manovra politike. Kryetari e Kuvendit duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë sot se do të vijojë grushtin e shtetit për të mbrojtur zv/kryeministren e tij, Belinda Balluku, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetin social X,  Rama paralajmëroi sot se nuk ka ndërmend të shqyrtojë çështjen e heqjes së imunitetit të Ballukut dhe se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco