Dosja ‘Partizani’/ Malltezi lexon 200 faqet e kundërshtimit të akuzave – Prokurorët politikë, ngritën akuzë politike...

Dosja ‘Partizani’/ Malltezi lexon 200 faqet e kundërshtimit të akuzave – Prokurorët politikë, ngritën akuzë politike...

11:07, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”. Jamarbër Malltezi ka nisur leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat. Ndërkohë ka patur debate me gjykatën për mënyrën se si i quan prokurorët

Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana a e prokurorëve.

Gjykata ka ndërhyrë për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror”

Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.

Gjykata ndërhyn sërish: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokurorë

Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë

Pas disa ndërhyrjeve të gjykatës Malltezi zëvendëson fjalën “prokurorët politik” me “prokurorët pika pika (…)

Malltezi ka paraqitur pretendime mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i komunizmit dhe katapultimit sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla. 

Pas kësaj deklrate ka ndërhyrë prokurorja Millonai.

Millonai: Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco