Policia e shtetit si agjenci rojesh private

Policia e shtetit si agjenci rojesh private

10:45, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Klodian Tomorri

Është bërë policia e shtetit si agjenci rojesh private.

Në Velipojë, ka një javë që e gjithë policia e Shkodrës rri 24 orë në 24 për të ruajtur fadromat nga banorët që protestojnë se po u marrin tokën.

Aty ka dalë një Shpellëza që thotë se nuk është toka e fshatit që proteston, por e imja ngaqë këtu kam varret e stërgjyshërve. Dhe ky ka dalë pronar i dy fshatrave.

Sot a dje ka filluar e njëjta gjë në Lushnjë. Këtu tokën po e marrin për panele diellore. Banorët janë ngritur në protestë, por e gjithë policia e Lushnjës tani është stacionuar dhe ruan pronarin e paneleve dhe tokën nga banorët.

Para ca kohësh, kjo punë ishte në Sarandë, do jetë shumë shpejt andej nga Pogradeci dhe kudo nëpër Shqipëri.

Por është e bukur shumë kjo veç.

Mirë që u marrin tokën njerëzve, por pastaj i detyrojnë të paguajnë policinë që të ruhet hajdutin dhe tokën që u kanë vjedhur.

Ore merrni roje private të paktën. Se edhe t’i vjedhësh njerëzit, edhe t’i detyrosh që të paguajnë për të ruajtur plaçkën e vjedhur, kjo nuk është parë ndonjëherë.

Por nejse. Mirë e keni se më shumë vota shton kjo punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco