SYRI TV/ Fatura e Ramës për shqiptarët - Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh

14:50, 08/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbi 200 milionë euro është fatura që shteti shqiptar duhet të paguajë në Arbitrazh për shkak të kapriçove të kryeministrit Rama. Vetëm çështja Becchetti i kushton buxhetit të shtetit 108 milionë euro. Sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit vendi ynë humb në shifra marramendëse edhe me kamatëvonesat për shkak të mosnjohjes së vendimeve apo adresimit të tyre në buxhetin e shtetit.

Syri tv

Mbi 200 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar si pasojë e vendimeve të qeverisë së Edi Ramës. Këto janë gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Avokaturën e Shtetit për periudhën 2023–2024.

“Në lidhje me çështjet e humbura nga Republika e Shqipërisë, në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, deri në dhjetor 2024, rezultojnë 4 çështje, ku efektet financiare të marra progresive, pra në një periudhë kohe prej 10 vitesh, (2014-2024) janë në total 180,125,882 euro, nga të cilat kosto të tribunalit dhe përfaqësimit janë 11,580,103.86 euro, detyrim për t’u paguar nga qeveria shqiptare sipas vendimit të Tribunalit”

Pjesën kryesore të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi është në vlerën 108 mln euro ose sa 57% e detyrimit total që shtetit shqiptar ka në çështjet e arbitrazhit.

E dyta është çështja e kompanisë greke “Copri Actors”  lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë–Elbasan ka një detyrim mbi 39.4 milion  euro
Çështja e tretë me vlerë të lartë faturë shlyerje është cështja e humbur ndaj kompaninsë “Construzioni Dondi” me një detyrim mbi 21 milion euro.

E katërta është çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD” me një faturë mbi 11 milion euro. Ky detyrim i njohur dhe nga Gjykata e Apelit në 2021 dhe më e keqja është se prej datës së njohjes deri në periudhën e auditimit (prill 2025) nuk është marrë asnjë masë për njohjen e këtij detyrimi dhe planifikimin në buxhetin përkatës për shlyerjen e tij duke e vendosur shtetin shqiptar para një risku tjetër në dëm të buxhetit të shtetit, pasi interesat e vonesës i shtohen detyrimit financiar të shtetit, evidenton raporti. Paradoksi tjetër është fakti që edhe në ato vendime që Republika e Shqipërisë ka fituar në arbitrazh nuk është bërë rimbursimi i vlerave përkatëse në buxhetin e shtetit.

Raporti evidenton se janë dhe 6 vendime të Gjykatës Evropiane për të  Drejtat e Njeriut të mbartura në vite, që ende nuk janë ekzekuar dhe që do të sjellë edhe një efekt negativ të shtuar në buxhetin e shtetit lidhur me kamatëvonesat që do të aplikohen mbi këto vlera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco