Për Ramën, Presidenti hiqet për intervista dhe jo kur vjedh!

Për Ramën, Presidenti hiqet për intervista dhe jo kur vjedh!

12:42, 08/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Shume komike apo jo.

Është po ky Rama që dje shkarkonte Presidentin e Republikës për një intervistë në TV, ndërsa sot ka merak që presidenti të mos pezullohet edhe kur ai kapet duke vjedhur pasuritë shtetërore të vendit.

Edi Rama po bëhet qesharak deri në dhimbje me mbrojtjen, që i bën hajdutërisë qeveritare në çdo nivel.

Rama është mësuar të blejë totalisht çdo votim, ndërsa (Mos)Vendimi i Kushtetueses është dështimi i parë i Ramës, që nuk arriti dot të blejë të gjithë Gjykatën, por vetëm gjysmën e saj.

(Mos)Vendimi i Kushtetueses që de facto konfirmon vendimin i GJKKO për pezullimin e Ballukut ka bërë vetëm një shërbim se ka nxjerrë sheshit fytyrën e vertetë të Ramës.

Rama shumë i qetë dikur kur fillonte ndjekja penale për të tjerë zv.kryeministra, ministra, kryetarë bashkie e deputetë ishte parimor i madh dhe deklaronte pa ju dridhur qerpiku :

Rama:"Nuk ka asnjë rast në vendet e mëdha demokratike ku një ministër anëtar i kabinetit të ketë hyrë në një situatë që të ketë pasur probleme me drejtësinë dhe kryeministrit të ketë marrë një përgjegjësi tjetër përveç distancimit prej tij".

Rama: S’bëhem avokat i askujt, përgjegjësia ime do ishte sikur të pengoja drejtësinë!

Rama: "askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAK-un e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare".

Rama: "Kurrë s’kam qenë dhe as mos e prisni të jem i gatshëm të mbroj askënd, dhe as të angazhoj PS për të bërë avokatin e dikujt kur është fjala për t’u përballur me akuzat e organit të drejtësisë”.

Përfundime:

Deklarat e tij të pak muajve më parë, që ju po i lexoni vetë, tregojnë se Rama është një demagog dhe hipokrit, që mbron me çdo mjet e mënyrë korrupsionin e vetes së tij duke pështyrë edhe deklaratat që ka thënë po vetë.

Rama është kthyer në avokatin zyrtar te korrupsionit pas ankimimit të tij në kushtetuese për çështjen Balluku.

Kushdo që ka respekt për veten dhe mend në kokë e kupton se Rama po bërtet e çirret jo se ka hallin e Ballukut por të mbrojtjes së vetes së tij.

Motua e Ramës është: "hajdutët në qeveri duhen mbrojtur edhe pse kapen me presh në dorë sepse më shërbejnë mua".

Ky që dje e shkarkonte presidentin për intervista sot ka merak pezullimin e presidentit aktual edhe sikur të vjedhë.

Rama është gati të ndryshojë Kushtetutën për ti dhënë mbrojtje speciale çdo hajduti qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco