Reforma territoriale/ Berisha: Rama synon shpopullimin, ne do bëjmë një projekt në bashkëpunim me qytetarët

13:08, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmes pyetjeve nga qytetarët nga bashkëbisedimi me ta në rrjetet sociale, lideri demokrat, Sali Berisha është ndalur te Reforma Territoriale.

Sipas kryedemokratit, përmes kësaj reforme, Rama synon të shpopullojë më tej qytetet e Shqipërisë, ndërsa paralajmëroi se një projekt i tillë është i synuar të dështojë.

Për këtë, Berisha dha garancinë se Territorialja do të vijë si një projekt bashkëpunimi mes PD dhe qytetarëve.

‘Ne do bëjmë një projekt në përputhje me interesat e plota të qytetarëve dhe të zhvillimit të komuniteteve’, theksoi Berisha në interesim të qytetarëve.

Uesli Arben Shurdho: Si mendoni të bashkëpunoni me aleatët për të realizuar reformën territoriale?

Sali Berisha: Zoti Shurdho, cili është qëndrimi ynë dhe të falenderoj për pyetjen.

Së pari, ne jemi të bindur dhe duhet t’ua them të gjithë shqiptarëve se Edi Rama nuk pranon asnjë ndryshim tjetër përveç atyre që propozon vetë, e cila reformë synon depopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Ju duhet ta dini se ai tani parashikon nga 62 bashki të kalojë në 36 bashki.

Kjo është praktika e nxitjes së largimit masiv nga periferitë të shqiptarëve.

Çfarë do bëjmë ne?

Meqenëse ky është një problem shumë themelor me vendin, ne do bashkëpunojmë ngushtë me ekspertët më të mirë shqiptarë.

Ekipi ynë do të bëjë takime në të gjitha qarqet për të marrë mendimet e qytetarëve.

Do të hartojë projektin tonë.

Nuk mund të them se sa do jetë, por u rikujtoj se Sllovakia me një popullsi pak më të madhe se ne, ka 210 komuna dhe bashki.

Sllovakia, dy herë më e zhvilluar, ka 210 komuna dhe bashki. E cila ka një mal gjithsej, ndërsa Shqipëria ka male numerikisht sa gjithë Europa si numër.

Pra, ne do bëjmë një projekt në përputhje me interesat e plota të qytetarëve dhe të zhvillimit të komuniteteve.

Këtë projekt do e diskutojmë me ju, me qytetarët.

Këtë projekt do e paraqesim në komisionin e reformës territoriale.

Këtë projekt do ta diskutojmë me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës që është institucioni numër një me ekspertizën më të madhe për reformën territoriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco