Balliu takim me kongresmenin Pete Sessions: Drejtësia në Shqipëri po përdoret si armë ndaj opozitës

Balliu takim me kongresmenin Pete Sessions: Drejtësia në Shqipëri po përdoret si armë ndaj opozitës

17:34, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili ndodhet në Uashington DC ka zhvilluar një takim me kongresmenin Pete Sessions.

Balliu shkruan se, gjatë takimit u diskutua për gjendjen e demokracisë në Shqipërisë dhe se si qeveria po përdor drejtësinë si armë kundër kundërshtarit politik.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Ishte kënaqësi të takohesha me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin diskutuam mbi kapjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përdorimin e saj nga qeveria si armë për të goditur kundërshtarin politik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan problemet serioze të demokracisë në Shqipëri, si dhe përdorimi i karteleve të drogës në proceset elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco