'Rasti 'Meta'/ Blushi: Mbështetim thirrjen e IFIMES! Shkelja e lirive dhe KEDNJ fakton aktet kriminale të Ramës

15:11, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ngjarjet e rënda që lidhen me rrëmbimin, ndalimin dhe izolimin në qeli të ish-Presidentit të Republikës dhe njëherazi President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përbëjnë një nga goditjet më të rënda ndaj shtetit të së drejtës dhe demokracisë pluraliste në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi iu referuar raportit të IFIMES për monitorim ndërkombëtar të 'rastit Meta' dhe theksoi se ato dëshmojnë për një përdorim brutal dhe arbitrar të pushtetit shtetëror, ku institucionet e drejtësisë dhe të rendit janë shndërruar në instrumente represioni politik në shërbim të një regjimi që vepron jashtë çdo standardi demokratik dhe evropian.

Konkluzionet tronditëse të Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) e zhveshin përfundimisht këtë proces nga çdo fasadë ligjore, duke faktuar shkelje flagrante të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të lirive themelore dhe të prezumimit të pafajësisë. Thirrja për monitorim ndërkombëtar të rastit Meta nuk është thjesht një rekomandim teknik, por një alarm i qartë për rrezikun e kapjes totale të shtetit, të drejtësisë së komanduar politikisht dhe të rrëshqitjes së Shqipërisë drejt një modeli autoritar, ku dhuna institucionale zëvendëson ligjin.

Deklarata:

Instituti prestigjoz Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), me seli në Ljubljanë, Bruksel dhe Uashington, që monitoron dhe analizon rregullisht zhvillimet në Ballkan dhe në mbarë botën ka dalë së fundi me konkluzive tepër tronditëse lidhur mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe standardet evropiane në Republikën e Shqipërisë, me fokus të veçantë rastin e Ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 

IFIMES referuar shkeljeve shumë të rënda të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si edhe të prezumimit të pafajësisë apelon qartësisht monitorim ndërkombëtar.
"Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.

"Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës."
Referuar mënyrës së ndalimit të Z. Meta në 21 tetor 2024, IFIMES thekson se “Arrestimi i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ish-Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, Ilir Metaj, i analizuar përmes gjetjeve të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ofron një shëmbull ilustrues të sfidave me të cilat përballet sundimi i ligjit në demokracitë në tranzicion”.

Në rastin e Ilir Metës, thekson IFIMES, raporti i Avokatit të Popullit nxjerr në pah mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar”.
“Këto mangësi serioze dëmtojnë drejtpërdrejt thelbin e të drejtës për të patur liri dhe siguri sipas Nenit 5 të KEDNJ-së, siç interpretohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke theksuar mbrojtjen absolute të dinjitetit njerëzor dhe detyrimin e shtetit për të garantuar të drejtat e çdo individi, pa përjashtim”.

“Proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe transparenca në procedurat policore janë elementë thelbësorë në mbrojtjen e të drejtës për një gjykim të drejtë. Gjetjet e Avokatit të Popullit nxjerrin në pah klasifikimin e papërshtatshëm të arrestimeve si "operacione me rrezik të lartë" pa prova të ndonjë rreziku të vërtetë shoqëror. Përdorimi i prangave, mbajtja e tyre brenda ambienteve të policisë dhe trajtimi i individëve pa një bazë të qartë ligjore konsiderohen me të drejtë të paligjshme dhe poshtëruese. Shqetësim i veçantë është se oficerët e policisë ishin të maskuar, drejtonin automjete pa shënja dalluese dhe nuk kishin shenja identifikimi të dukshme apo kamera trupore. Praktika të tilla minojnë sigurinë ligjore, rrisin rrezikun e abuzimit dhe krijojnë perceptimin e aplikimit arbitrar të forcës, ndërsa në shoqëritë demokratike, dukshmëria dhe identifikueshmëria e zbatimit të ligjit përfaqësojnë aspekte kyçe të sundimit të ligjit”, - thuhet në raport.

Tepër alarmant është fakti i nënvizuar në konkluzionet e IFIMES se “rasti i Ilir Metës[4] tejkalon nivelin individual dhe mbart rëndësi më të gjerë politike[5] dhe institucionale[6]. Parregullsitë në sjelljen e autoriteteve të policisë dhe prokurorisë mund të kompromentojnë procedurat penale, të dobësojnë legjitimitetin e institucioneve gjyqësore dhe të hapin derën për pretendime për drejtësi selektive dhe instrumentalizim politik të luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit[7] dhe krimit[8] duhet të zhvillohet brenda kornizës së ligjit, pasi çdo devijim minon vetë qëllimin e sundimit të ligjit dhe gërryen besimin e qytetarëve në institucione”

“Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”.

Partia e Lirisë përshëndet konkluzionet e raportit të IFIMES dhe bën thirrje të gjithë organizatave shtetërore, DASH, instituioneve të BE, Komisionit kundër Torturës, Komitetit të Helsnikit, dhe organizmave të tjera ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të reagojë fuqishëm, vecanërisht në rrethatha kur standardet e rrëmbimit të z. Meta, janë edhe standardet e hetimit dhe ato të paraburgimit.

Fakti që Ministria e Drejtësisë refuzon me këmbëngulje të zbatojë rekomandimet e AV është një kambanë alarmi për rrëshqitjen tronditëse të Shqiëprisë në një regjim autorkatik ku nuk repsekohet liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, në një vend që zyrtarisht është kthyer. 

Ky qëndrim i vë vulën veprimit kriminal për qëllime politiko-mafioze të pushtetit të Edi Ramës dhe drejtësisë së kapur prej tij ndaj Presidentit Meta.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco