Ndërsa Eurostat ngriti arlamin për largimin e të rinjëve nga Shqipëria me ritmet me të larta në Europë, qeveria vijoi propagandën me punësimet e tyre. Kryeministri Edi Rama pretendoi se po krijohen mundësi për rininë, në një kohë kur raporti i Eurostat, tregon një emigrim masiv të të rinjeve shqiptaree, çdo vit.
SYRI TV
Ndërsa Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë me ritmin më të lartë në të gjithë Europën, qeveria vijon të shfaqet në takime propagandistike duke pretenduar se po u krijon mundësi punësimi brezave të rinj.
Sot, kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër takim me të rinjtë, ku foli për punësime në administratë, programe dhe perspektivë. Një mesazh që bie në kundërshtim të hapur me realitetin e pasqyruar nga të dhënat zyrtare të Eurostat, të cilat tregojnë se rinia shqiptare po largohet masivisht nga vendi.
Pretendimi i qeverisë që po krijon kushte për punësimin e të rinjëve, vjen në një kohë kur në Raportin e fundit te Eurostat Shqipëria renditet e para në Europë për tkurrjen e popullsisë së grup-moshës 15-29 vjeç.
Në janar të vitit 2025, vendi kishte vetëm një rënie prej 18,300 personash brenda një viti, ose -4.32%. Një shifër që përfaqëson një hemorragji demografike dhe që e vendos Shqipërinë shumë përpara çdo vendi tjetër të rajonit për nga shkalla e largimit të rinisë.
Ndërkohë që qeveria flet për punësim, realiteti është se të rinjtë nuk po presin më premtime, por po largohen.
Kontrasti bëhet edhe më i fortë kur Shqipëria krahasohet me vendet që po arrijnë të mbajnë ose të thithin rininë. Spanja, Bullgaria dhe Rumania po shënojnë rritje të popullsisë së re, ndërsa Shqipëria po humbet kapitalin e saj njerëzor me ritme që e nxjerrin jashtë çdo mesatare europiane.
Në praktikë, Shqipëria po humbet çdo vit pothuajse një qytet të tërë të përbërë nga studentë dhe profesionistë të rinj. Ndërkohë, destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar – po rrisin popullsinë e tyre të re, duke përfituar drejtpërdrejt nga dështimi i politikave shqiptare për mbajtjen e rinisë në vend.
Raporti i Eurostat e bën të qartë se kjo nuk është një krizë ballkanike, por një specifikë alarmante shqiptare.
Në këtë kontekst, takimet dhe deklaratat për punësimin e të rinjve shihen si vijim i propagandës sesa si zgjidhje reale. Sepse nëse qeveria vërtet do u gjente punë të rinjve, Shqipëria nuk do të ishte vendi që po humbet më shpejt brezin e saj më aktiv në të gjithë Europën.
© SYRI.net