Alarm kombëtar/ Jonathan Pano: Çdo 30 minuta një i ri merr valixhet dhe largohet nga Shqipëria

Alarm kombëtar/ Jonathan Pano: Çdo 30 minuta një i ri merr valixhet dhe largohet nga Shqipëria

11:14, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, duke cituar Eurostat, deklaron se Shqipëria ka rënien më të madhe të të rinjve në Europë, me 18,300 të rinj të larguar brenda një viti.

Ai e cilëson eksodin alarm kombëtar dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 10 shkurtit përpara Kryeministrisë.

Reagimi i plotë:

NDËRSA TI LEXON KËTË POSTIM, NJË I RI PO I THOTË “LAMTUMIRË” SHQIPËRISË!

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, realiteti është më i dhimbshëm se çdo propagandë. Shqipëria ka rënien më të madhe të popullsisë së re (15-29 vjeç) në mbarë Europën!

Matematika e trishtë e një eksodi: 18,300 të rinj më pak brenda një viti. 1,525 të rinj në muaj. 50 të rinj në ditë. 

ÇDO 30 MINUTA, një i ri shqiptar merr valixhet dhe largohet!

Ky nuk është thjesht një trend, është një alarm kombëtar! 

Pse po ikin? Sepse në Shqipërinë e sotme:  Çmimet rriten, por shpresa vritet.  Meritokracia zëvendësohet nga nepotizmi.  Qiratë janë bërë të papërballueshme për ata që duan të

krijojnë një familje.

Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet në një vend pa të rinj, në një vend pa energji, në një vend që vetëm plaket në vetmi.

MOS E NIS VALIXHEN, NGRI ZËRIN! 

Më 10 Shkurt, ora  bashkohemi të gjithë përpara Kryeministrisë. Për veten, për shokët që na ikën, për Shqipërinë që na takon!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco