Gazetari shqiptar nga Amerika: Pa luftuar për veten, nuk vjen asgjë, prandaj në 10 shkurt të gjithë në shesh

Gazetari shqiptar nga Amerika: Pa luftuar për veten, nuk vjen asgjë, prandaj në 10 shkurt të gjithë në shesh

21:58, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Arian Asimi

10 Shkurt 2026.

Dua t’ju tregoj një ‘sekret’ personal që ndoshta disave që më kuptojnë do ju vlej.

Përpara 4 vjetësh më kapi  një sëmundje që kërkonte të më merrte dritën e syve.

Doktorët në SHBA ngritën supet dhe nuk ma shpeguan dot shkakun se nga vinte kjo goditje e qelizave të retinës, sepse nuk vuaj dhe jam në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Duke parë që as mjekësia nuk më dha përgjigje vendosa të luftoj vetë në mënyrën time. Kam rreth 1 vit që sytë po më përmirësohen falë lutjeve tek Zoti dhe ndërrimit të ushqimit shto këtu edhe terapive të mija me rreze të kuqe.

Jam person ‘luftarak’ dhe nuk bie kollaj moralisht sepse filozofia që unë besoj është: ‘Gjithmonë në fund të errësirës  ka një reze shumë të vogël drite’.

Miq virtuale, nuk ja u tregova këtë ‘sekret’, që të më mëshironi dhe as tju vij keq për mua.

Qëllimi im është vetëm t’ju rikujtoj se asgjë nuk vjen falas pa ‘luftuar’ për veten tënde. Pushteti i Ramës dhe i rilindjes është njëlloj si errësira që deshi të merrte sytë e mi.

Prandaj të gjithë bashkë në 10 Shkurt të derdhemi pa kthim mbrapa për të kapur rezen e dritës, rrezen e shpresës në tunelin e errësirës.

Lërini për moment gjykimet se kush është me ‘sexy’ dhe kush është më i ‘shëmtuar’ nga politikanet e opozitës, ato gjykime i përkasin fushatës elektorale. Nuk ka më keq se verbimi, që sot shoqëria shqiptare dhe Shqipëria ime dhe e jotja po e përjeton. 

Nuk dua të bëhem i bezdisur me shkrime të gjata, prandaj po e mbyll me një lutje drejtuar të rinjve opozitarë.

Na prini përpara në 10 Shkurt sepse vetëm ju shikoni në errësirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco