Kryetari i PR-së, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu së bashku me një grup deputetësh të opozitës ndodhen në Uashington ku kanë zhvilluar takime të rëndësishme.
Mediu shkruan në një postim në rrjetet sociale se, ‘mbështetja për opozitën e bashkuar nga IRI dhe NDI është e rëndësishme jo vetëm për opozitën, por për demokracinë shqiptare’.
Reagimi i kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu:
Uashington DC.
Me koleget e Partisë Demokratike zhvilluam takim me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan, Dan Twining dhe Tamar Cofman Witts.
Mbështetja për opozitën e bashkuar nga IRI dhe NDI është e rëndësishme jo vetëm për opozitën, por për demokracinë shqiptare.
Po ashtu kënaqësi të takoja Kongresmenin Pete Sessions dhe bashkë me deputetin dhe ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës kishim një darkë pune me Kongresmenin Robert Aderholt.
© SYRI.net