Për b*then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros!

Për b*then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros!

19:09, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Bledian Koka

Mediat janë mbushur sot me të dhënat e një “megaoperacioni” të Prokurorisë së Durrësit, që paska bërë namin për skandalin e mbetjeve toksike që i gjësdisëm anembanë Azisë e më pas i sollëm sërish në Durrës.

Sot operacioni, në syrin e publikut, duket masiv, se 30 e kusur urdhërarreste nuk janë pak, apo jo? Por ajo që po shohim sot është diçka tjetër. Një skemë e re ku mishi piqet e helli nuk digjet.

Sepse një nga skandalet mjedisore që alarmoi edhe agjencitë ndërkombëtare të monitorimit, na rezulton sipas hetimit që është bërë, se janë bërë vetëm nga disa drejtorucë e specialistë të lodhur të portit apo të agjencive të linjës. Ama, kur skandali ka ndodhur, Drejtor i Portit të Durrësit ishte Pirro Vengu dhe ministre e Mjedisit Mirela Kumbaro.

Por, si dy njerëz me imunitet, sigurisht që Prokuroria e Durrësit nuk mund t’i hetojë ata. Pyetja është pse një nga skandalet më të mëdha të trafikimit të mbetjeve të rrezikshme, që e nxiu imazhin e Shqipërisë për muaj të tërë, u hetua nga një prokurori e lodhur lokale? A e hetoi kjo Prokurori zinxhirin e përgjegjësisë deri në fund dhe, nëse jo, pse nuk deklaroi moskompetencën?

Sepse ajo që po ndodh sot me “superoperacionin” e Prokurorisë së Durrësit duket se është skema e re se si do të amnistohet korrupsioni. Për çdo aferë ku përgjegjësia shkon deri në kupolën e qeverisë, punën do ta bëjnë prokuroritë e rretheve. Fuqia e tyre, sigurisht, shkon deri te fakir-specialistë apo edhe drejtorë, po të doni, që urdhrat i marrin nga Pirrot e Mirelat përkatëse.

Si përfundim, me standardin e sotëm, fajin e kanë oborrtarët e administratës, dënimin e mbajnë ata dhe “drejtësia u bë”!

P.S. Sa ironike, për b…then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros sot vendosëm edhe një standard të ri! Urime…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco