Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, ka komentuar ndikimin e fondacioneve të lidhura me George Soros në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste në podcastin e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Van Cleve komentoi edhe ndikimin e axhendës së Soros, duke theksuar se, duhet të ketë distancim nga këto struktura, të cilat i cilësoi problematike.
Ai u shpreh se organizatat e lidhura me këtë rrjet kanë pasur ndikim në shoqëri dhe në sistemin gjyqësor.
Gjatë bashkëbisedimit, Van Cleve u ndal fillimisht te lidhja e tij personale me Shqipërinë, duke vlerësuar stilin e jetesës dhe kulturën shqiptare. Ai theksoi se mikpritja dhe karakteri i shqiptarëve janë ndër arsyet që e kanë bërë të ndihet i lidhur me vendin.
“Shqiptarët kanë një bukuri në stilin e jetesës që është tërheqës. Klima është e mirë dhe vetë njerëzit janë mikpritës e bujarë, sidomos me të huajt.
Mund të kenë përplasje mes tyre, por në fund i japin zemër njëri-tjetrit. Unë vetë kam ndryshuar, nuk jam më ai amerikani që isha kur erdha këtu, jam diku në mes të të dyjave”, u shpreh ai.
© SYRI.net