SYRI TV/ Reforma territoriale, opozita: Ultimatumi i PS, i turpshëm. Boçi: Doni ta ktheni kuvendin në pazar

14:13, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ultimatumi që maxhoranca i vendosi opozitës për reformën territoriale duke kërcënuar  me ndryshim të formulës së  barazisë, nxiti debate të ashpra në kuvend.  Bashkëkryetari i opozitës në këtë komision, Luçiano Boçi e cilësoi  të turpshme ultimatumin e socialistëve , ndërsa theksoi se PD nuk e ka bojkotuar komisionin, por mbledhjet kanë qenë të njëanshme dhe padakordësi.  Ndërkohë PS refuzoi të heqë nga rendi i ditës votimin për  zhbërjen e barazisë së Komisionit, duke i lënë opozitës afat deri në mbrëmje për të vendosur.

Syri tv

Kërcënimi I socialistëve për prishjen e formulës së barazisë për reformë territoriale, me pretendimin se opozita i ka bojkotuar mbledhjet, nxiti përplasje në kuvend.  Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi  deklaroi se nuk mund të flitet për bojkot në mbledhje të njëanëshme të maxhorancës, pa dakordësi, ndërsa e cilësoi ultimatumin e tyre, si të turpshëm për parlamentin.  Ndërkohë  socialistët nuk tërhiqen nga ultimatumi. Kreu i grupit parlamentar të PS, taulant balla, la afat deri në mbrëmje për të vendosur, në të kundërtën paralajmëroi  votim të zhbërjes së barazisë, me fuqinë e kartonit

Deputetët e opozitës hedhin akuza se tentativat e maxhorancës për zhberjen e formulës,  janë për të bërë  reformë të njëanëshme administrative, njëjtë siç bënë në 2015, duke e dështuar atë.

Ligjvënësit demokrat bëjnë të qartë që ata do të japin opsionin e opozitës në komisioni e posaçëm për reformën territoriale, por jo me shumicën e imponuar nga maxhoranca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco