Vuçiç dhe babloku kopjojnë njëri-tjetrin për drejtësinë

Vuçiç dhe babloku kopjojnë njëri-tjetrin për drejtësinë

10:22, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku 

Mesa duket, edhe pse Ballkani i Hapur u mbyll, komunikimi Tiranë-Beograd dhe anasjelltas mbetet i hapur. Edhe në fushën e qëndrimit ndaj pavarësisë së drejtësisë.

Deputeti Ugljesha Mrdiq i SNS, partia e Vuçiçit, ka paraqitur një paketë projekt-ligjesh në parlamentin serb, kinse për “përgjegjëshmërinë dhe llogaridhënien e organeve të drejtësisë”.

Një nga draftet parashikon praktikisht shkrirjen e TOK, (pak a shumë i ngjashëm me SPAK te ne), dhe kalimin e kompetencave të saj juridiksionale Prokurorisë së Beogradit, “si prokuroria më e madhe e vendit”, si dhe disa prokurorive të qyteteve kryesore.

Në një linjë me ligjvënësin serb të Vuçiçit, është edhe Vlladan Petrov, kryetari i Gjykatës Kushtetuese serbe. Por në një aspekt tjetër. Ai ka propozuar se “cilido gjykatës që kritikon qeverinë, humb vendin e punës”…

“Një pjesë e kapur dhe e shfrenuar e prokurorisë dhe gjyqësorit serb të kthehet përfundimisht nën autoritetin e shtetit”, i motivon deputeti Mrdiq në relacionin përkatës këto ndryshime të propozuara.

Është interesante të theksohet se kjo nismë koincidon me rritjen e protestave kundër regjimit të Vuçiçit dhe fillimin e dekriptimeve nga TOK të paketës së re të komunikimeve SKY ECC, të mbërritur në Beograd nga Europol ku sipas publikimeve të bëra nga opozita serbe të disa dialogjeve në të, pseudonimi i PIN-it “Oskar” i përket vetë Aleksandër Vuçiçit.

Kopjon babloku “Oskarin” apo e kundërta?

P.S..

Deputeti Ugljesha Mrdiq është anëtar i grupit parlamentar të miqësisë Serbi-Shqipëri…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco