Përfaqësuesi i Lapajt ia plas në sy Agron Shehajt: Je i dënuar nga gjykata

Përfaqësuesi i Lapajt ia plas në sy Agron Shehajt: Je i dënuar nga gjykata

22:33, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë diskutimit në studion e emisionit "Të Paekspozuarit", ku është fol për propozimin e Ermal Hasimes, për bashkëpunimin e opozitës, për të arritur disa qëllimet të përbashkëta, pati debate të forta mes Sekretarti të Përgjithshëm të “Shqipëria Bëhet” dhe Agron Shehajt.

Shehaj deklaroi gjatë emisionit se nuk do qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje të lira e të ndershme. 

Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska, debatoi me Agron Shehajn, ku ky i fundit u dënua nga gjykata e SPAK-ut, për gjyqin me Lapajn.

Debati: 

Elton Laska: Dëgjova, bashkim, koalicion, nuk ka as bashkim me PD dhe as koalicion. Ka negociata, që flasin se si të ndryshojmë Kodin Zgjedhor. Negociata si të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. Këto janë gjërat kryesore. Nëse më thoni të presin qytetarët që partia Shqipëria Bëhet, ose partitë e reja, të rriten dhe të bëhen të mëdha, për të ndryshuar ato që kanë sjellë Shqipëriënë, duhet të presim edhe 20 vjet të tjera. Nuk ka kohë për të pritur 20 vjet. Agron Shehaj: Nëse do të fshihemi pas gishtit, e bëjmë. Por duhet të jemi të sinqërtë, këta presin që partitë e vogla të rriten, kushdo që nuk do të ndërtojë gjë nga fillimi, e ka zgjedhjen, kanë Partinë Demokratike. PD është e madhe por duhet të bëhet më e madhe për të fituar zgjedhje. Kush ka merakun, se thotë partitë e vogla duhet të rriten...

Elton Laska : Nuk është ky problemi, se ku e keni dëgjuar e dini ju. Unë thashë, nëse Shqipërisë i duhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor…

Agron Shehaj: Unë citova atë që thatë ju.

Elton Laska: Ne do t’i kërkojmë çdo partie që është për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të rrëzuar Ramën, të bashkohet në shesh.

 Agron Shehaj: Është në siklet. 

Elton Laska: Zoti Shehaj, nuk je i mbinatyrëshm të dish kush është në siklet. Je dënuar nga gjykata. A je gjobitur?

Agron Shehaj: Fol me Tikun të të sqarojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco