Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franci Nuri ka reaguar pas monologut të Edi Ramës për pagat e gjyqtarëve.
Nuri shkruan se, nga frika e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, ndryshe nga ajo që pretendon Kryeministria, Rama ka zgjedhur të bëjë zhurmë diku tjetër, duke sulmuar gjyqtarët dhe duke i vënë në shënjestër publikisht.
Reagimi i Franc Nurit:
Sot Kryeministri paska zbuluar një ‘problem madhor’: pagat e gjyqtarëve.
Jo korrupsioni, jo kapja e shtetit, jo aferat… por problem qenkan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Edi Rama del e komenton publikisht sot një çështje në gjykim në Gjykatën Kushtetuese (ankesa e pagave të magjistratëve), u jep leksione gjyqtarëve dhe u numëron rritjen e kërkuar në euro, duke u qarë hallet e buxhetit të shtetit. (Të kishte qenë kaq skrupuloz Rama me paratë publike këto 13 vite, Shqipëria do ishte në tjetër nivel).
Por kjo nuk është çështje rrogash. Kjo mendoj është çështje presioni indirekt.
Nga anët e mia i thonë shprehjes: i bie pragut që të dëgjojë dera.
Rama nuk flet për pagat se i dhemb xhepi i buxhetit të shtetit apo taksat e Shqiptarëve.
Rama flet sepse i druhet vendimit të Kushtetuesës për Ballukun.
Nga frika e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, ndryshe nga ajo që pretendon Kryeministria, Rama ka zgjedhur të bëjë zhurmë diku tjetër, duke sulmuar gjyqtarët dhe duke i vënë në shënjestër publikisht.
Pyetja është e thjeshtë : A po u dërgon Rama sinjal gjyqtarëve kushtetues se nëse nuk vendosin në favor të Ballukut, qeveria nuk do të ‘pranojë’ asnjë vendim tjetër, përfshirë edhe atë të pagave?
Ky nuk është debat financiar. Ky gjykoj është presion politik mbi Kushtetuesen.
Dhe kur Kryeministri fillon të komentojë gjyqe në proces e sipër, pranë vendimmarrjes, problemi nuk janë rrogat e gjyqtarëve, por frika e pushtetit nga drejtësia.
© SYRI.net